Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është ky takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të të dyja palëve qysh në fund të vitit 2018.

Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Aleksandër Vuçiç.

Bisedimet do ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë biseduar gjithashtu edhe më 12 korrik përmes një video-konference.

Pas asaj bisede, Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, për të mundësuar, siç është thënë, vazhdimin e dialogut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja