Sezoni verës nxit dëshirën për aventurat e notit nga më të ndryshmet, por ajo çfarë ju ndodhi dy të rinjve për pak sa nuk rezultoi fatale për ta.
Ngjarja është filmuar në Wales, ku shihen dy të rinj që hidhen nga maja e një shkëmbi në një liqen, por pas tyre shembet edhe një masiv shkëmbi që ju rrezikoi jetën.
Në video mund të shohim një njeri që qëndron në majë të një shkëmbi para se të zhytet në liqen.
Pas hedhjes nga shkëmbi, ai noton në buzë të liqenit dhe një person i tjetër lëviz për të kryer të njëjtën kërcim.
Pjesa e shkëmbit shkëputet dhe për pak sa nuk i ra të riut që po notonte poshtë. Fatmirësisht të rinjtë kanë shpëtuar pa u lënduar.