Për herë të parë, në sezonin që do të nisë më 19 gusht, Superliga nuk do mbyllet pas 36 javësh, pasi me ndryshimet e fundit është shtuar një fazë play-off. Katër ekipet që renditen të parat do të nisin një mini kampionat në Air Albania duke zeruar pikët që janë fituar gjatë gjithë sezonit. Kjo skemë për të përcaktuar fituesin është përfolur dhe kundërshtuar nga disa klube, ndërsa për Report TV ish-futbollisti i kombëtares Eduard Abazi thotë se është një aventurë e FSHF-së.
“Skemë e cila mund të sjellë shumë probleme. Për të bërë një veprim ët tillë duhet të ketë një studim shumë të mirë të FSHF-së, por unë nuk e shoh këtë studim. Janë po këta njerëz që prej 20 vitesh aplikojnë aventurat e tyre të pafundme në futbollin shqiptar,”-u shpreh Eduard Abazi, ish-futbollist i kombëtares.
Sipas Abazit kjo skemë e ‘play-off’ është e iniciuar nga Armand Duka për të patur sa më kontroll futbollin shqiptar.
“Dikush ka marrë një titull në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe kërkon ta shfrytëzojë në vendin e tij për të bërë çdo gjë me futbollin shqiptar. Unë atë president e quaj diktatorin e futbollit shqiptar,”-tha Eduard Abazi, ish-futbollist i kombëtares.
Teksa miratohej formula e re e Superligës FSHF pretendoi se ndryshimet bëhet për të rritur garën dhe për të sjellë sa më shumë të ardhura për klubet.
Sipas skemës së re, kampionati “Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme:
Java 37 Java 38 Java 39
1-4 3-1 1-2
2-3 4-2 3-4
Rregullat e klasifikimit – Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Superiores” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.
Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.
Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë.
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshimin e formatit të "Superiore" përmes një vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet që nga ky sezon që pritet të nisë.
Duka shikon Ramën qe se lëshon prqndaj or shoku Turi
PërgjigjuPo ky Duka gjalle eshte akoma ? U be si Enver Hoxha nuk e leshin postin dhe as qe kujtohet njeri ta flaki ate legen se po e mban peng sportin prej kaq vitesh por ky vend eshte i mbaruar
Përgjigju