Aviatorët britanikë, "pushtojnë"
qiellin e Tiranës, show në ajë

Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike fluturuan sot në qiellin e Tiranës.
E gjithë skuadra, realizoi në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike.

avionet
avionet
avionet
avionet
avionet
avionet
 (Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Fotogaleria për foto të tjera 
 

 
Video HD, gjate fluturimit te avioneve "Red Arrows" mbi Tirane

VIDEO/Skuadrilja britanike #RedArrows gjate fluturimit mbi #Tirane . Pamjet e filmuar nga piloti anglez, Kapiteni Marcus Ramsden gjate fluturimit pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe Parkut te Liqenit Artificial #Tirana #Albania #Shqiperi #Shqiperia

Posted by Shqiptarja.com on Friday, March 18, 2016

(Gjate fluturimit mbi Tirane, pamje nga kabina e pilotit)

Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet nje spektakel i tillë spektakël, ku mjetet fluturuese dhurojnë për kryeqytetasit një “show” nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shkruan në Facebook se sot nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. "Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike sot do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"", shkruan Kodheli në Facebook.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen

Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen