Avionë italianë fotografojnë
parcelat e drogës në Shqipëri

Avionë italianë fotografojnë<br />parcelat e drogës në Shqipëri
TIRANË - Dy avionë të posacëm të policisë italiane po monitorojnë nga ajri të gjithë territorin e vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta zonat ku kultivohet kanabis, me qëllim asgjësimin e tyre dhe arrestimin e autorëve.
Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, pak orë pas ndërhyrjes së policisë në Lazarat dhe të shtënave me armë zjarri nga banorë të saj në drejtim të uniformave blu.
“Në sajë edhe të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me Policinë Italiane, ne po vazhdojmë monitorimet e kryera nga ajri me avionë të policisë italiane dhe helikopterë të policisë shqiptare në të gjithë territorin e vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta zonat ku kultivohet kanabis, me qëllim asgjësimin e tyre dhe arrestimin e autorëve”, tha Burgaj.

JA AVIONËT QË FOTOGRAFOJNË DROGËN
Avionët të cilët po fluturojnë mbi territorin shqiptar prej disa kohësh janë në gjendje të fotografojnë parcelat e drogës nga një lartësi prej 2 mijë metrash. Ata janë modeli P 116 dhe në bordin e tyre fluturojnë 4 policë.

avionet p166
Falë pajisjeve të specializuara, dy herë në ditë do të mund të realizojnë hartat e zonave ku kultivohet cannabis sativa. Sipas policisë italiane operacioni në ndihmë të policisë shqiptare do të vijojë deri në fund të muajit korrik dhe falë fotografimit të parcelave nga këta avionë, policia shqiptare do të jetë në gjendje të ndërhyjë më pas në rrugë tokësore për elimimin e parcelave me hashash.
avioni p166 p166



Avionët Piagio 166 janë ndërtuar në vitin 1957 dhe fillimisht u përdorën për transport civil. Por, me kalimin e viteve këta tip avionësh, që aktualisht ftuturojnë mbi hapësirën shqiptare përdoren për vëzhgim dhe kontroll nga roje bregdetare italiane dhe guardia di finanza në vendin fqinj.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë