Taulant Balla ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berishës për postimin e këtij të fundit ku pretendonte se kishte shpërndarë një video ku shfaqej një avion që transportonte drogë drejt Italisë.
Balla është shprehur se avionët që kanë fluturuar këto ditë janë amerikanë dhe janë në stërvitje në bazën ajrore të Kuçovës.
Më tej kreu i grupit parlamentar të PS shprehet se lidershipi i opozitës ndodhet në një situatë të rëndë duke thumbuar kështu Bashën, Kryemadhin, Berishën si dhe presidentin Meta.
“Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës. Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta”- shkruan Balla.