Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë

Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë

Foto: Avionë luftarakë F-16

Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti.

Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës.

Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16.

Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që deri vonë kishin vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Gjenerali James Hecker, Komandant i Forcave Ajrore amerikane në Evropë thotë se avionët F-16 nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në fushëbetejë, përballë sistemeve të avancuara ruse.

“Nuk do të jetë ai plumbi i artë, që papritur, pas furnizimit me avionë F-16 ata do të mbizotërojnë hapësirën ajrore”, thotë ai.

Koloneli në pension i Forcave Ajrore amerikane, Jeffrey Fischer thotë se avionët F-16 janë shumë të përparuar dhe se varësisht nga numri do të rritet edhe ndikimi i tyre.

“Kur arrin në 12, 24, 36 bëhet sfiduese. Sepse tani Ukraina është në gjendje të ekzekutojë misionin që dëshiron - që është mbizotërimi i ajrit, pra të jetë në gjendje të kontrollojë hapësirën ajrore të territorit të vet dhe të planifikojë fuqinë ajrore kundër forcave ruse”, thotë zoti Fischer.

Ukrainës i janë premtuar 65 avionë F-16 nga aleatët perëndimorë. Por një tjetër sfidë është mungesa e pilotëve të stërvitur ukrainas. Ish-piloti i forcave ajrore amerikane, Dan Hampton thotë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i kushteve që ish-pilotët perëndimorë të drejtojnë këta avionë për Ukrainën.

“Këtu hyjnë në punë njerëzit si unë. Nëse hiqen pengesat, kjo na mundëson që të shkojmë si vullnetarë dhe të ndihmojmë Ukrainën. Atëherë mund ta zgjidhim problemin”, thotë nënkoloneli në pension.

Për momentin, zyrtarët ukrainas thonë se avionët F-16 do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse me raketa dhe dron.VOA


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)

‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)