Lufta/ Ukraina shkatërron urën kryesore ruse në Kursk, avancon drejt juglindjes! Moska akuzon: U përdorën raketa amerikane (VIDEO)

Ukraina shkatërroi një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym, ndërsa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë.

Zyrtarët rusë janë cituar të kenë thënë se operacioni pranë qytetit të Glushkovo ka prerë lëvizjen në rajon. Ura u përdor nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase po forcojnë pozicionet e tyre në Kursk dhe i quajti territoret e pushtuara një fond shkëmbimi, duke lënë të kuptohet se ato mund të shkëmbeheshin me rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska.

Moska thotë se Ukraina përdori sisteme raketore të prodhuara nga SHBA.

"Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga sistemet raketore të prodhimit perëndimor" tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova në një reagim në kanalin e saj Telegram.

Kjo është java e dytë e ofensivës ukrainase në Rusi, që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se dy vjet më parë. 

Trupat ukrainase, të cilët kanë pushtuar rajonin rus të Kurskut pretenduan 2 ditë më parë se kishin marrë edhe kontrollin e qytetit të Sudzha si dhe 82 vendndodhje të tjera e mbi 1100 kilometra katrorë. Ndërkohë vijojnë të përparojnë me hapa të vegjël përtej qytetit Sudzhës, në drejtimin jug-lindor, informon Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në Uashington, i cili citon disa blogerë ushtarakë rusë.
Nga ana tjetër

Shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi tha dje se forcat e Kievit po përparonin nga një deri në tre kilometra në disa zona në rajonin e Kurskut, 11 ditë pas fillimit të një inkursioni në Rusi.  Kievi pretendon se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një sipërfaqe prej 1,150 kilometrash katrorë në rajonin rus të Kurskut që nga 6 gushti. Ministria e Jashtme e Ukrainës e cilësoi këtë një tejkalim të madhësisë së territorit, që Rusia ka pushtuar në Ukrainë këtë vit.

Ndwrkohw Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se zmbrapsi sulmet ukrainase pranë Gordeevka, Anastasyevka dhe Kauchuk, të gjitha vendndodhjet në rajonin e Kurskut të Rusisë midis 20 dhe 30 kilometra nga kufiri ukrainas.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë