Lufta në Ukrainë/Avionët polakë dhe të aleatëve në misionin e patrullimit gjatë një sulmi rus në Ukrainë

Lufta në Ukrainë/Avionët polakë dhe të aleatëve në misionin e patrullimit gjatë një sulmi rus në Ukrainë

Avionë luftarakë

Avionët e luftarakë të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur që mbrëmjen e djeshme nga forcat ruse kundër Ukrainës. Lajmin e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.

“Ne paralajmërojmë se janë përfshirë avionë polakë dhe disa vende aleata, të cilët mund të shkaktojnë zhurmë, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”, thuhet në një deklaratë.

Kjo gjë vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga Moska, me qëllimin e destabilizimit të Europës përpara zgjedhjeve.

Orët e fundit Ukraina ka përjetuar një nga sulmet më masive të kohëve të fundit, me alarmin që kumboi në të gjithë territorin. Mbrojtja ajrore njoftoi rrëzimin e 35 raketave lundrimit dhe 46 dronëve kamikazë rusë.

Sipas autoriteteve në Kiev, shënjestra e tyre ishin 5 qendra të mëdha të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Estonia: ‘Ne nuk kemi plan B, nëse Rusia fiton'

Estonia e konsideron veten një shtet të vijës së parë, një anëtar i NATO-s, ku rojet e saj kufitare shikojnë përtej lumit Narva, kështjellën ruse të Ivangorod.

Ky shtet i vogël baltik, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, është i bindur se sapo të ndalojnë luftimet në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen e tij drejt këtij rajoni.

Për të ndihmuar në shmangien e kësaj mundësie, qeveria e Estonisë ka derdhur para dhe ka dërguar armë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës shkruan BBC.

"Nëse çdo vend i NATO-s do ta bënte këtë," thotë kryeministrja Estonisë Kaja Kallas, "Ukraina do të fitonte."

Por Ukraina nuk po fiton.

Pa artileri, municione, mbrojtje ajrore dhe mbi të gjitha, trupa, Ukraina po përpiqet të mbajë peshën e madhe të fuqisë së zjarrit ruse, bombave dhe sulmeve masive.

“Ne nuk kemi plan B në rast të fitores së Rusisë, sepse atëherë do të ndalonim së fokusuari në planin A” të fitores së Ukrainës, shtoi ajo duke  nënvizuar se ne nuk duhet t'i dorëzohemi pesimizmit. Fitorja në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me territorin. Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, edhe pa ndonjë territor, atëherë kjo është një fitore sepse ajo do të vendoset nën ombrellën e NATO-s."

Ora 10:14
Forcat ruse godasin aeroportin ushtarak Stry në rajonin e Lviv, ishin në pritje të F-16 të NATO-s

1716712927_kkar.JPG

Forcat ruse kanë goditur aeroportin ushtarak pranë qytetit Stry, në rajonin e Lvivit, tha për agjencinë e lajmeve Ria Novosti koordinatori ushtarak, Sergei Lebedev. Në bazën ajrore forcat e armatosura ukrainase po përgatiteshin të merrnin avionët luftarakë F-16 të NATO-s.

Gjithashtu ai shton se u sulmuan edhe magazina. Sipas burimeve, në aeroportin ushtarak ka ndodhur një shpërthim shumë i fuqishëm. Gjashtë raketa goditën tre infrastruktura kritike në rajonin e Lviv. Ndërsa Ministri i Brendshëm ukrainas raportoi se të paktën katër persona janë plagosur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?