Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)

Izraeli ka nisur një bombardim intensiv mbrëmjen e sotme (27 tetor) në Rripin e Gazës, sidomos në zonën veriore, me më se 100 avionë të cilët janë angazhuar për bombardime në të njëjtën kohë. Videot e shpërndara në rrjet tregojnë shpërthime dhe tym mbi qytetin e Gazës. Ndërkohë, Hamasi është përgjigjur me breshëri raketash në Tel Aviv, në aeroportin Ben Gurion dhe në qytete në qendër të shtetit hebre si Ramat Gan, Or Yehuda, Rishon LeZion, Holon, Ashdod dhe Ashkelon.

Izraeli paralajmëroi se forcat tokësore do të "zgjerojnë operacionet gjatë natës". Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari tha se kanë shtuar sulmet në Gaza, ndërsa u bënë thirrje banorëve të qytetit të Gazës të lëvizin në jug për sigurinë e tyre.

“Në orët e fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat ajrore sulmojnë gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste, në mënyrë shumë të konsiderueshme. Në vazhdim të aktivitetit sulmues që kemi zhvilluar ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor mbrëmjen e sotme”, tha ai.

Përveç sulmeve masive, Hamasi pretendon se tanket izraelite janë futur në Rripin e Gazës dhe ka përleshje. Nga ana tjetër, Mbrojtja izraelite në një deklaratë thotë se ky nuk është nj ëpushtim zyrtar tokësor. Zëdhënësi i Netanyahut ka thënë për mediat e huaja: “Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë".

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me një shumicë dërrmuese një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza. 120 shtete votuan pro, 14 kundër dhe 45 abstenime. Rezoluta, e paraqitur nga Jordania në emër të grupit arab, dënon gjithashtu të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha "sulmet terroriste dhe pa dallim". Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese. Nga ana tjetër, SHBA ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar që të shpërndahet për civilët uji, ushqimi dhe karburanti. 

Me urdhër të Presidentit amerikan, Joe Biden, avionët ushtarakë amerikanë, sulmuan grupet e militantëve të mbështetur nga Irani në Siri, të cilët kishin sulmuar trupat amerikane në vend dhe në Irak pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur Pentagoni në një shënim. Gjashtë persona u plagosën kur një raketë goditi spitalin në Tabë, një qytet egjiptian në kufi me Izraelin, i cili ka qenë në luftë me Hamasin që nga 7 tetori.

Ushtria izraelite hyri mbëmjen e djeshme në veri të Gazës për herë të tretë brenda 24 orësh dhe sulmoi bazën e Hamasit, disa prej tyre në qytetin e Gazës. Këtë e ka bërë të ditur vetë IDF, sipas asaj që raportojnë mediat izraelite. Sipas ushtrisë, objektivat janë anëtarët e Hamasit, platformat e lëshimit të raketave antitank dhe selia e Hamasit, u raportua po ashtu se asnjë ushtar nuk u lëndua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Hamasi: Tanket izraelite futen në Gaza! Mbrojtja e Izraelit: Nuk është një pushtim tokësor


Izraeli ka nisur një sulm masiv në Rripin e Gazës. 100 avionë u angazhuan njëkohësisht për të bombarduar në veriun e Gazës, ndërsa Hamasi thotë se tanket izraelite po futen në Gaza. Në kufi ka përleshje me forcat e Hamasit. Njësia e parë e tankeve që hyri në Gaza ishte Hativa 7, Brigada e 7-të e Tankeve, ajo që ndaloi sirianët në vitin 1973 në Golan.

Mbrojtja izraelite në një reagim tha se “Aktiviteti që po zhvillohet në Gaza nuk është një pushtim zyrtar tokësor".

Ora 22:18
Netanyahu: Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

Izraeli ka nisur një sulm masiv ndaj Rripit të Gazës mbrëmjen e sotme. Zëdhënësi i iNetanyahut ka thënë për mediat e huaja: “Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë"

Ora 22:14
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së: Duhet një armëpushim në Gaza

1698438128_USAAA.JPG

zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Kirby

Shtetet e Bashkuara besojnë se "një armëpushim humanitar mund të jetë i nevojshëm" për të lejuar që të shpërndahet për civilët uji, ushqimi dhe karburanti. Këtë e tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Kirby, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media. Kirby tha gjithashtu se dhjetë kamionë të tjerë me ndihma humanitare, përfshirë karburantin, kishin mbërritur në Gaza, pavarësisht sulmit të vazhdueshëm nga Izraeli.

Ora 21:54
Shefi i OKB-së thirrje për armëpushim: Historia do të na gjykojë

1698437615_uuuuu.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Guterres tha se të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në këto momente dhe se histori do gjykojë këdo.

“Përsëris thirrjen për një armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e furnizimeve për shpëtimin e jetës. Të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Ky është momenti i së vërtetës. Historia do të na gjykojë të gjithëve”,shprehet Guterres.

Ora 21:45
Lufta/ ‘Shi’ raketash në Izrael, bombardimet nga Rripi i Gazës ndriçojnë qiellin gjatë natës (VIDEO)

 

Sirenat paralajmëruese kanë rënë këtë mbrëmje në Izrael. Menjëherë më pas sistemi i mbrojtjes ajrore hyri në veprim, ndërsa janë filmuar raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës. Bombardimet kanë vijuar nga të dyja palët. Izraeli thotë se forcat e tij tokësore po "zgjerojnë operacionet sonte" dhe sulmet po intensifikohen ndërsa shpërthime të mëdha shihen edhe në Rripin e Gazës.

Ora 21:39
Firma palestineze e telekomunikacionit deklaron se Gaza ka ndërprerje të plotë të komunikimit dhe internetit

1696922824_gaza.jpg

Paltel, Kompania e Telekomunikacionit në Palestine, ka shprehur përmes një deklarate se janë ndërprerë në mënyrë “të plotë të gjitha shërbimet e komunikimit dhe internetit me Rripin e Gazës për shkak agresionit të vazhdueshëm".

Po ashtu, BBC trasmeton se Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka humbur plotësisht kontaktet me ekipin e saj të operacioneve në Rripin e Gazës.

 “Jemi thellësisht të shqetësuar për aftësinë e ekipeve tona për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të tyre mjekësore emergjente, veçanërisht pasi kjo ndërprerje prek numrin qendror të urgjencës ‘101’ dhe pengon mbërritjen e automjeteve të ambulancës për të plagosurit dhe të lënduarit.”-shprehet shoqata.

Ora 21:31
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sulmet ajrore në Gaza janë intensifikuar

1698435573_578.JPG

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Gaza, dhe thotë se po sulmon "objektivat nëntokësore".

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se forcat tokësore do të zgjerojnë operacionet e tyre.

 

Ora 21:04
VIDEO/ Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës

Kjo është video që tregon bombardimet izraelite ditën e sotme në Rripin e Gazës. Izraeli ka nisur një bombardim me 100 avionë të angazhuar njëkohësisht për sulme, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të zhvendosen në jug të Gazës. Video tregon shpërthimet masive.

Ora 20:59
Ushtria izraelite thirrje banorëve në Gaza: Zhvendosuni në jug

Teksa Izraeli ka nisur një bombardim intensiv në veri të Gazës, zëdhënësi i ushtrisë izraelite u bën thirrje qytetarëve që të lëvizin në jug.

Izraeli njoftoi zgjerimin e operacionit të tyre gjatë natës.

Ora 20:54
Hamasit drejtuar botës: Ndaloni bombardimin e Gazës

Hamasi i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të "veprojë menjëherë" për të ndaluar bombardimet izraelite të Gazës, të cilat janë intensifikuar ndjeshëm këtë mbrëmje.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve arabe dhe myslimane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar krimet dhe masakrat kundër popullit tonë”, tha lëvizja islamike palestineze në një deklaratë.

Sipas Hamasit, “ndërprerja e komunikimeve dhe e internetit në Rripin e Gazës dhe intensifikimi i bombardimeve ajrore, detare dhe tokësore në lagjet e banuara, parashikojnë vrasje të reja që pushtuesi synon t’i kryejë larg vështrimit të medias dhe botës”.

Ora 20:52
 Zëdhënësi i IDF: Do të zgjerojmë operacionet gjatë natës

1698432941_izraellll.JPG

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari

Forcat tokësore izraelite po "zgjerojnë operacionet e tyre" dhe do ta bëjnë këtë gjatë natës. Kështu ka thënë zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Daniel Hagari.

Ora 20:43
Izraeli bombardim intensiv në Gaza me 100 avionë të angazhuar në të njëjtën kohë! Hamasi i përgjigjet me breshëri raketash

1698432302_gaza.JPG

Zona ku janë përqëndruar bombardimet nga avionët izraelitë

Bombardimet intensive izraelite janë duke u zhvilluar në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri, me më shumë se 100 avionë aktivë në të njëjtën kohë.

 Imazhet tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe shpërthime mbi qytetin e Gazës. 

Hamasi është përgjigjur me një breshëri raketash në Tel Aviv, në aeroportin Ben Gurion dhe në disa qytete në qendër të shtetit hebre si Ramat Gan, Or Yehuda, Rishon LeZion, Holon, Ashdod dhe Ashkelon.

Ora 18:06
Izraeli: Hamas po përdor spitalet si bazat e tyre! Grupi terrorist hedh poshtë pretendimin

1698422968_izraellll.JPG

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, është shprehur se Hamasi po përdor spitalet në Gaza si baza të tyre, nga ku koordinojnë sulmet.

BBC transmeton se në një deklaratë për mediat izraelite, Hagari, ka deklaruar se Hamas po përdor spitalin Al Shifa, më i madhi në Rripin e Gazës, si mburojë nga sulmet e Izraelit si dhe thekson se poshtë këtij spitali ka disa tunele nga ku anëtarët e Hamasit përgatisin lëvizjet e tyre.

Por Hamasi ka hedhur poshtë këtë pretendim nga ushtria izraelite.

Një anëtar i byrosë politike të grupit terrorist është shprehur për Reuters se Izraeli e bëri këtë pretendim si "një prelud për kryerjen e një masakre të re kundër popullit tonë".

Ora 16:24
VIDEO/ Hamasi godet me raketë ndërtesën 4-katëshe në Tel Aviv, disa të lënduar

1698416815_telaviv.JPG

Ndërtesa e goditur me raketë nga Hamas

4 persona janë plagosur në qytetin e Tel Avivit në Izrael pasi pallati ku jetonin u godit nga një raketë e lëshuar nga Hamasi.

Dany Geva, zëvendës komandanti për komandën e frontit të brendshëm të Tel Avivit, ka deklaruar për Reuters se raketa ishte lëshuar nga Rripi i Gazës (rreth 40 milje ose 64 km larg).

"Arsyeja që ne nuk kemi viktima, është sepse njerëzit vepruan sipas udhëzimeve. Ata dëgjuan sirenat dhe hynë në zona të sigurta.”-është shprehur ai.

 

Ora 15:24
VIDEO/ Gazetari e pyet për vrasjen e civilëve izraelitë, i inatosur zyrtari i Hamasit ndërpret intervistën

1698413054_hama.jpg

Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin në shtretërit e tyre. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza.

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”.

Kur u shtyp për faktin se qindra civilë u vranë gjatë të ashtuquajturit operacion ushtarak, ai tha se “zona ishte shumë e madhe, kishte shumë civilë atje dhe pati përleshje dhe konfrontime”.
Gazetari sqaroi se nuk është një konfrontim i thjeshtë kur ata hynë në shtëpitë e njerëzve. Hamadi më pas u përgjigj: “Mund t’ju them se nuk kishim asnjë qëllim apo vendim për të vrarë civilët.”

Gazetari vazhdon duke pyetur: “Si e justifikoni vrasjen e njerëzve ndërsa ata flenë? Si e justifikoni vrasjen e qindra njerëzve?’ Si përgjigje Hamadi nxjerr mikrofonin e tij, ngrihet nga karrigia dhe thotë: “Dua ta ndaloj këtë intervistë”. 

Ora 14:35
FOTO/ Dita e 20 e luftës mes Izraelit dhe Palestinës, situatë e rëndë në Gaza

1698410137_lksa.jpg

Dita e 20-të e luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk solli asnjë ndryshim, përpos bombardimeve të vazhdueshme kryesisht në Gaza, që po rëndojnë bilancin e viktimave. 

Më poshtë do të gjeni disa imazhe janë publikuar së fundmi në rrjete sociale nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në Izrael dhe Gaza.

Më shumë se 1,400 njerëz në Izrael janë vrarë, sipas zyrtarëve izraelitë, kryesisht civilë që vdiqën në tërbimin fillestar të Hamasit. Ushtria izraelite të mërkurën rriti numrin e pengjeve të mbetura në Gaza në 222 persona, duke përfshirë të huajt që besohet se janë kapur nga Hamasi gjatë inkursionit. Katër pengje janë liruar.

Ora 14:21
Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin me raketa në Tel Aviv

1697900334_77.jpg

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për dy raketat e lëshuara të enjten, që synonin zonën e Tel Avivit.

“Brigadat al-Qassam kanë rifilluar bombardimet e Tel Avivit në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhej në një deklaratë, raporton Al Jazeera.

Të paktën tre persona u plagosën nga një raketë e goditur në një ndërtesë në Tel Aviv.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Izraelit, një 20-vjeçar është dërguar në spitalin Ichilov me lëndime të lehta në kokë dhe gjymtyrë, ndërsa ekipet e shpëtimit po japin ndihmën e parë për dy të plagosurit e tjerë.

Ora 14:18
Policia izraelite thirrje banorëve: Mos iu përgjigjni thirrjeve nga numrat e panjohur

1698409075_Screenshot20231027152939.jpg

Policia izraelite duke iu referuar raportimeve të ndryshme nga qytetarët, ka paralajmëruar banorët që të mos u përgjigjen telefonatave nga numra të panjohur.

“Qëllimi i thirrjeve mund të jetë krijimi i panikut apo ngacmimit apo edhe shkaktoj një pjesë të përpjekjeve për të marrë kontrollin e llogarisë WhatsApp. Shumë njerëz raportuan se kishin marrë telefonata dhe madje edhe video, kryesisht nga jashtë, nga numra të panjohur për ta", raportoi policia.

Ora 14:12
Sirenat e alarmit bien në Tel Aviv, 3 të plagosur nga raketa që goditi një banesë

1698042211_sulmohetizraeliluftanerripinegazes.jpg

Tre persona u plagosën sot nga raketat që goditën një ndërtesë banimi në Tel Aviv pasi sirenat u dëgjuan sërish në qytet, 20 ditë pasi Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Izraelit, një 20-vjeçar është dërguar në spitalin Ichilov me lëndime të lehta në kokë dhe gjymtyrë, ndërsa ekipet e shpëtimit po japin ndihmën e parë për dy të plagosurit e tjerë.

 

Ora 11:42
Tetë kamionë të tjerë me ndihma humanitare pritet të kalojnë në Gaza

1698399577_kja.jpg

Tetë kamionë të tjerë që transportojnë ushqime, ilaçe dhe ujë pritet të kalojnë në Gaza.

“Kemi dërguar 74 kamionë. Ne presim rreth tetë të tjerë sot”, u tha gazetarëve në Gjenevë, Lynn Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze.

Kalimi kufitar i Rafahut midis Egjiptit dhe Gazës është hapur për të lejuar një sasi të vogël ndihme dëshpërimisht të nevojshme për palestinezët me mungesë ushqimi, ilaçesh dhe ujë në territorin që është nën një rrethim nga ushtria izraelite, raporton Al Jazeera.

Izraeli thotë se dërgesat e ndihmave që hyjnë në Gaza nuk mund të përfshijnë karburantin, për të cilin objektet e përpunimit të ujit dhe spitalet kanë shumë nevojë për të vazhduar funksionimin. Sasia e ndihmave humanitare që hyjnë është përshkruar si një “pikë në oqean” e asaj që nevojitet.

Ora 11:12
Kryeministri irlandez: Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës nuk filloi me sulmet e 7 tetorit, ata kanë mbi 75 vite luftë

1698397947_vara.jpg

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, pas mbërritjes në samitin e BE-së, tha se konflikti mes Izraeli dhe Palestinës nuk filloi me sulmet e 7 tetorit dhe se kjo nuk do të përfundojë me pushtimin tokësor të Gazës.

Ai tha se "mbi 75 vite luftë midis izraelitëve dhe arabëve, luftëra, sulme terroriste, paqëndrueshmëri e madhe, nuk mund të përfundojë me një zgjidhje ushtarake".

Vardkar gjithashtu tha se ditën e djeshme 27 liderët ranë dakord për zgjidhjen mes dy shtete, ku nevojitet një konferencë paqeje dhe BE-ja duhet të jetë pjesë e saj.

"Ky konflikt nuk filloi me sulmet e 7 tetorit dhe nuk do të përfundojë me pushtimin tokësor të Gazës. Kjo është shumë e qartë. Mbi 75 vite luftë midis izraelitëve dhe arabëve, luftëra, sulme terroriste, paqëndrueshmëri e madhe, nuk mund të përfundojë me një zgjidhje ushtarake. Dje 27 liderët ranë dakord për zgjidhjen mes dy shtete, ku nevojitet një konferencë paqeje dhe BE-ja duhet të jetë pjesë e saj", tha Leo Varadkar.

Ora 11:05
Takim i mundshëm mes Papa Françesku dhe familjeve të pengjeve izraelite në Romë

1698397526_papa.jpg

Papa Françesku mund të takohet me familjet e pengjeve izraelite që ndodhen në Romë këto ditë. Këtë e ka bërë të ditur Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, në margjinat e një konference kushtuar figurës së kardinalit Achille Silvestrini në prani të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella

"Ne kemi parë që janë këtu, sepse ata janë pritur nga autoritetet italiane. Për ne ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por mendoj se do të merret një vendim së shpejti”, tha Parolin.

Parolin shprehu edhe një herë shpresën e tij se nuk do të kishte "një përkeqësim të situatës humanitare" në Rripin e Gazës:

"Unë besoj se nëse problemi i pengjeve do të zgjidhej, ndoshta do të kishte më pak sulme nga ana e Izraelit, për të ndërmarrë një veprim tokësor”, tha Parolin.

Selia e Shenjtë, saktësoi Sekretari i Shtetit, "asnjëherë nuk ka përdorur shprehjen armëpushim" por "vëmendje ndaj situatës humanitare".

Ora 10:41
Izraeli pretendon se Hamasi po mban 229 pengje

1698396106_iz.jpg

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, ka thënë se 229 persona mbahen aktualisht në robëri nga Hamasi.

Katër persona të mbajtur në Gaza deri më tani janë liruar nga Hamasi , duke mbajtur gjallë shpresat se edhe të tjerë mund të lirohen, raporton Al Jazeera.

Një përfaqësues i Hamasit në Moskë ka deklaruar se pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk mund të lirohen, derisa të arrihet një armëpushim.

Gazeta ruse Kommersant citoi Abu Hamid, një anëtar i një delegacioni të Hamasit që vizitoi kryeqytetin rus, të ketë thënë se grupit i duhet kohë për të gjetur të rrëmbyerit më 7 tetor dhe një mjedis të qetë për të përfunduar këtë detyrë.

Ora 09:38
BE jep 50 milionë euro shtesë ndihmë humanitare për Gazën

1698392266_be.jpg

Bashkimi Evropian do të ofrojë 50 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Gazën, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel pas ditës së parë të samitit të liderëve të BE-së, von der Leyen tha se 56 tonët e parë të ndihmës së BE-së tashmë ishin dorëzuar në Gaza nëpërmjet dy fluturimeve në Egjipt.

Në takimin të enjten, liderët evropianë shprehën shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Gaza dhe kërkuan që ndihma të arrijë tek ata në nevojë përmes “korridoreve humanitare”. Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel theksuan të dy angazhimin e bllokut për të trajtuar krizën humanitare.

BE është në kontakt “me liderët e rajonit për të inkurajuar zgjidhje në frontin humanitar dhe lirimin e pengjeve”, tha Michel.

I pyetur nëse përfaqësuesit e Hamasit do të marrin pjesë në një konferencë të ardhshme që synon zgjidhjen e konfliktit, Charles Michel tha se ai “nuk sheh asnjë rol” për grupin, duke e etiketuar atë një organizatë terroriste.

Ora 09:32
Mbreti Charles takohet me organizatat humanitare për krizën në Gaza

1698391902_mbre.jpg

Mbreti Charles u takua në Pallatin Buckingham me drejtuesit e shoqatave Ndihma Mjekësore për Palestinezët, Kryqi i Kuq Britanik, Unicef ​​UK dhe Christian Aid për të diskutuar krizën humanitare në Gaza. 

Këtë e raporton The Guardian. Mbreti, i cili është edhe president i Kryqit të Kuq Britanik, foli për "situatën serioze humanitare" në rajon, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckingham. 

Kryqi i Kuq Britanik tha se Mbreti kishte bërë një "gjest bujar".

Ora 09:27
Mbi 480 të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit

1697816004_lek.jpg

Të paktën 481 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, sipas autoritetit shëndetësor të Gazës.

Në ditët e mëparshme, numri ishte dukshëm më i lartë, raporton Al Jazeera.

Në total 7,028 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit, 66 për qind e tyre gra dhe fëmijë, sipas autoritetit.

Ora 09:02
Izraeli: Nuk kemi interes për një luftë më të gjerë

1698390109_lal.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se vendi i tij nuk ka interes të luftojë me askënd tjetër përveç Hamasit.

“Ne po bëjmë luftë në frontin jugor kundër Hamasit, të përgatitur për çdo zhvillim në veri, Hezbollahu po pëson shumë humbje. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë interes të zgjerojmë luftën”, tha Yoav Gallant duke iu përgjigjur nëse ekzistonte mundësia e një konfrontim me Iranin.

I pyetur për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës, Gallant tha se nuk ishte “larg”, raporton Sky News.

Izraeli deri më tani ka frenuar ofensivën e pritshme tokësore, me presion nga udhëheqësit perëndimorë për të pritur derisa të lirohen më shumë pengje.

Ora 08:53
Media ruse: Hamasi nuk do t'i lirojë pengjet derisa të ketë një armëpushim

1698325344_prot.jpg

Hamasi nuk do t'i lirojë pengjet derisa të ketë një armëpushim. Kështu shkruan gazeta ruse Kommesrant, duke cituar një burim të Hamasit, pas takimeve të djeshme në Moskë mes një delegacioni të Hamasit dhe përfaqësuesve të qeverisë ruse. 

Sipas të njëjtit burim, do të duhet kohë për të gjetur të gjithë ata që u sollën në Gaza nga vendet e ndryshme palestineze.

Ora 08:45
Ushtria izraelite hyn në Gaza për herë të tretë brenda 24 orëve

1698315699_hama.jpg

Ushtria izraelite hyri mbëmjen e djeshme në veri të Gazës për herë të tretë brenda 24 orësh dhe sulmoi bazën e Hamasit, disa prej tyre në qytetin e Gazës. Këtë e ka bërë të ditur vetë IDF, sipas asaj që raportojnë mediat izraelite. 

Sipas ushtrisë, objektivat janë anëtarët e Hamasit, platformat e lëshimit të raketave antitank dhe selia e Hamasit, u raportua po ashtu se asnjë ushtar nuk u lëndua.

Ora 08:35
Von der Leyen: Dërgoni ndihma për Gazën, Hamasi është padyshim një organizatë terroriste

1697302452_ursulavonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit Evropian, tha se Hamasi ishte padyshim një organizatë terroriste dhe se ne duhet ta luftojmë Hamasin, si çdo organizatë terroriste.

"Hamasi është padyshim një organizatë terroriste dhe ne duhet të luftojmë Hamasin, si çdo organizatë terroriste. Hamasi në sjelljen e tij militante dhe terroriste, si një organizatë terroriste duhet të shkatërrohet”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha gjithashtu se "vendet e tjera kanë shumë ndikim në rajon. Kjo është e dukshme në lirimin e pengjeve dhe ne u jemi shumë mirënjohës atyre vendeve që morën iniciativën për të gjetur një zgjidhje për liurimin e pengjeve". 

"Por vendet e tjera kanë shumë ndikim në rajon. Kjo është e dukshme në lirimin e pengjeve dhe kjo është shumë pozitive dhe ne u jemi shumë mirënjohës atyre vendeve që morën iniciativën dhe përdorën ndikimin e tyre për të de-përshkallëzuar dhe për të gjetur një zgjidhje për pengjet dhe gjetja e mundësisë për lirimin e pengjeve”, tha Von der Leyen.

 

Ora 08:30
Goditet me raketa spitali në Tabë, 6 të plagosur

1698388183_spi.jpg

Gjashtë persona u plagosën kur një raketë goditi spitalin në Tabë, një qytet egjiptian në kufi me Izraelin, i cili ka qenë në luftë me Hamasin që nga 7 tetori. Pamjet e transmetuara në mediat lokale ose të postuara në rrjetet sociale tregojnë se një ndërtesë dhe disa automjete janë dëmtuar.

Egjipti, një ndërmjetës historik midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe që mban të vetmen hapje të kufirit në botë në Rripin e Gazës që nuk është në duart e Izraelit, ka qenë në vijën e frontit që nga 7 tetori.

Ora 08:22
SHBA sulmon dy objekte të përdorura nga forcat iraniane në Siri

1698387919_kjdf.jpg

Me urdhër të Presidentit amerikan, Joe Biden, avionët ushtarakë amerikanë, sulmuan grupet e militantëve të mbështetur nga Irani në Siri, të cilët kishin sulmuar trupat amerikane në vend dhe në Irak pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael. Këtë e ka bërë të ditur Pentagoni në një shënim.

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 27/10/2023 23:33

    Nazisrael

    Përgjigju
  • Tironsi: 27/10/2023 23:11

    JEZU KRISHTI DHE ALLAHU MOS PAST MESHIR PER TIFO GRUPET E TIJE....

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 27/10/2023 20:29

    Të gjithe e din se çifutët po bajn masakra ne gaza, vrasin gra e fmi ka ba at ven hi me marr toka të tjera me miratimin e shba. Zoti shef e nuk harron.

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 27/10/2023 09:19

    Biden po kalon shume hunj, por njeri do ri ngulet.

    Përgjigju
    • Ruhu se do te ngulet ty or plehre qe u identifikoke me “urtesine popullore”: 27/10/2023 21:37

      Plehre islamike

    • Huri: 27/10/2023 15:13

      Huri mbetet hu. Shih ate pjaten tate e mos u mer komente te tilla se je i vogel perpara hurit te Biden. Loqe me zile

    • Lenci: 27/10/2023 11:02

      SKA CA TI NGULET SE O 90 VJEC E KOMANDON BOTEN NE TE MIRR E NE TE KEQE.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar