Piloti italian i avionit të Divjakës Giorgo Rifformato kërkon të transferohet në burgjet italiane për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Rifformato është dënuar me 12 vite burgim për trafikim ndërkombëtar droge me avion të mbetur në tentativë dhe me anë të një kërkese depozituar në gjykatën e krimeve të rënda kërkon të vuaj burgun në vendlindje.
Burime për ReportTv nga Gjykata e Krimeve sqaruan se kërkesa e Rifformatos njohur ndryshe si piloti i dosjes “Divjaka” do të shqyrtohet të mërkurën në këtë gjykatë.
Në argumentet e përdorura në këtë kërkesë Rifformato ka listuar moshën e tij të thyer 70 vjeç dhe sëmundjen e diabetit prej sëcilës ai kurohet ndër vite.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com