Avioni i parë me energji diellore është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekje për të fluturuar rreth botës duke përdorur vetëm energji diellore.Avioni pritet të arrijë në destinacionin e parë Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi.

Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik, nënkuptojnë se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.Themeluesit e impulseve diellore në këtë avion dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase. //ATSH//


Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)