Avioni i parë me refugjatë sirianë mbërrin në Skoci

/ATSH-AFP/ - Avioni i parë me refugjatë sirianë ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe dhe ka mbërritur sot pasdite në Glasgou, Skoci, si pjesë e angazhimit të qeverisë britanike për të pritur 20 mijë azilkërkues në pesë vitet e ardhshme.
"Të sapoardhurit, të cilët do të përfitojnë një vizë qëndrimi prej pesë vitesh, fillimisht i janë nënshtruar kontrolleve të sigurisë, para se të hipnin në bordin e këtij avioni", bëri të ditur një zëdhënës për shërbimet i kryeministrit David Cameron, duke mos dashur të jepte një shifër të saktë.
Referuar medias britanike, ka gjasa që ky numër të shkojë deri në 100 persona.
"Kjo e sotmja është një ditë krenarie për Skocinë", deklaroi ministri skocez për Evropën dhe Zhvillimin Ndërkombëtar, Humza Yousaf duke u uruar refugjatëve mirëseardhjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet