Rriten në 31 numri i viktimave të avionit të rrëzuar "TransAsia" ATR-72 në Tajvan, ndërsa 12 persona janë ende të zhdukur.  Avioni u rrëzua në lumin Keelung të kryeqytetit Taipei, pasi më parë u përplas me një taksi, urën, duke përfunduar në lumë. Pjesa më e madhe e trupit të avionit është nxjerrë nga lumi dhe mes 15 të shpëtuarve ishte dhe një fëmijë 2-vjeçar.
 
Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet në vazhdim pasi skuadrat e shpëtimit po kërkojnë ende për pasagjerët e humbur. Shumica e pasagjerëve ishin turistë kinezë ndaj Kina në bashkëpunim me aviacionin e Tajvanit do të ndërmarrë një hetim mbi shkaqet e përplasjes.

Drejtuesi i operacionit të kërkimit dhe shpëtimit raporton për 60 zhytës dhe 20 barka që kërkojnë në lumë. Momenti i përplasjes së avionit është filmuar nga një kamera amatore në makinë duke publikuar pamjet tragjike pak pas incidentit fatal.

Komunikimi i fundit me kabinët e pilotëve, të cilët të dy kanë humbur jetën, është ai i kërkimit të ndihmës pas marrjes flakë të motorrit. Pas përplasjes në urë e rrëzimit në lumë avioni u nda në disa pjesë duke bërë që shumica e pasagjerëve që ranë në lum të mbyteshin të bllokuar brenda avionit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)