MALAJZI - Vazhdojnë ende kërkimet për gjetjen e avionit të Malaysia Airlines që u zhduk më 8 mars me 239 persona në bord. Tashmë skuadrat e kërkimit po punojnë që të lëshojnë një mininëndetëse robotike në ujërat perëndimore të Australisë. Mininëndetësja “Bluefin-21” që do të kërkojë mbetjet e avionit, është pesë metra e gjatë dhe mund të krijojë një hartë zanore të fundit të detit. Çdo mision i saj do të zgjasë 24 orë.

Nga kërkimet e mëparshme janë kapur katër sinjale që përputhen me regjistrimet e avionit dhe kjo ka bërë të mundur që të zvogëlohet zona e kërkimit. Skuadrat e kërkimit po punojnë intensivisht për të kapur sinjalet përpara se të skadojnë bateritë e regjistrimit që zgjasin një muaj.

Ekspertët australianë të kërkmit u shprehën se kanë besim se po kërkojnë në zonën e duhur për avionin e zhdukur, por nuk e kuptojnë pse avioni është shmangur kaq shumë nga itinerari i tij i fluturimit.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)