Avioni i zhdukur, Rusia: Pasagjerët
janë gjallë, por të mbajtur peng

Po thuhet se terroristë të panjohur kanë marrë kontrollin e avionit të zhdukur dhe e kanë detyruar atë që të zbresë në tokën e Kandahar. Një gazetë ruse ka pretenduar se avioni MH370 është rrëmbyer nga terroristë të panjohur, dhe ka fluturuar për Afganistan ku ekuipazhi dhe pasagjerët tani janë duke u mbajtur peng.

Komentet e jashtëzakonshme i atribuohen një burimi rus të inteligjencës, që u shfaq në gazetën Moskovsky Komsomolets.

Ky burim i tha gazetës se fluturimi MH370 i Malaysia Airlines që mungon nga 8 Marsi, me 239 persona në bord, është rrëmbyer.

Sipas këtij burimi, avioni është në Afganistan, jo shumë larg nga Kandahar, afër kufirit me Pakistanin.

Sipas The Daily Star, Moskovsky Komsomolets gjithashtu pohon se pasagjerët janë ndarë në shtatë grupe dhe janë duke jetuar në kasolle me baltë, me pothuajse asnjë ushqim.

Po ashtu është duke u thënë se terroristët janë duke shikuar mundësinë që të bihen në ujdi me Amerikën ose Kinën.

Lajmi, ndoshta çuditërisht, nuk është konfirmuar nga autoritetet ose në Malajzi apo nga Kina./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?