Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane s ii përfshirë në trafikun e drogës me avionë drejt Italisë. Bëhet fjalë për Vladimir kolaj dhe gruan e tij rumune Gina Manole të cilët u arrestuan për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje të armëve të luftës, bën me dije e përditshmja italiane La Stampa.
Dy bashkëshortët kishin një lokal në Milano e cila shërbente si bazë e veprimeve te grupit.Operacioni i policisë i koduar “Braccio di ferro” ka zgjatur disa muaj e u përmbyll para pak ditësh me arrestimin e anëtarëve të organizatës kriminale ku bënin pjesë 15 persona mes tyre shqiptarë dhe italianë.
Në dhomën e tyre agjentët zbuluan materiale për prodhimin e dokumenteve false, më shumë se 10 kg marihuanë e 350 gr kokainë. Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio.
Tetë muaj më parë, në avionin e vogël të modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç, 58 vjecari D’Ambrosio, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi. Ata përdornin avionin për të shmangur kontrollet kufitare dhe për të trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
/Shqiptarja.com