Avioni në Alpe, dalin regjistrimet 
Piloti: Për hir të Zotit, hape derën!
Foto/ Rrëzohet një tjetër aeroplan Airbus

Nga regjistrimet e kutisë së zezë të avionit GermanWings Airbus A320, të kompanisë Lufthansa të rrëzuar pak ditë më parë mbi Alpet Franceze, dalin të dhëna shokuese. 

"Për hir të Zotit, hapni derën!" janë thirrjet e pilotit të avionit Patrick Sondenheimer, i cili i kish lënë pilotimin bashkëpilotit, Andreas Lubitz i cili e rrëzoi qëllimisht avionin.

Gazeta Gjermane ‘Bild’, bën publike të dhënat tronditëse që dalin nga shqyrtimet që po i bëhen kutisë së zezë, të gjetur në vendin ku ra avioni GermanWings, me 150 persona në bord ku humbën jetën të gjithë.

Regjistrimet, sipas gazetës Gjermane fillojnë me faljen që u kërkon kapiteni Sondenheimer pasagjerëve në momentin e nisjes në Barcelonë sepse avioni u nis disa minuta me vonesë, duke u thënë se do të mundohej që të arrinin në kohë në Duseldorf.

Në 20 minutat në vazhdim është dëgjuar një bisedë normale midis pilotit dhe ndihmës pilotit, ku ky i fundit i kërkonte herë pas atij që nëse do t’i duhej të shkojë në tualet, të shkojë dhe t’ia lërë atij pilotimin. 
Dhe kështu ka ndodhur. 

Piloti kryesor, Patrick Sondenheimer është çuar nga karrigia duke thënë ‘Mund ta marrësh përsipër’. Në këto momente dëgjohen tingujt e lëvizjes së karriges dhe të hapjes së derës. 

Është pikërisht ky moment kur avioni ka filluar rënien. Në orën 10:30 avioni mësohet të ketë zbritur 316 fit, një minutë më vonë arrin një zbritje prej 1,800 fit. Ndërkohë në 10:32 kontrollorët e trafikut ajrorë mundohen të kontaktojnë me avionin, por një gjë e tillë nuk është e mundur. Në avion dëgjohet të jenë ndezur sinjalet e alarmit automatik.

Aty dëgjohet edhe zëri i pilotit Patrick Sondenheimer, i cili i rënë fort derës së kabinës me një objekt, thërret ‘Për hir të zotit hape derën!’. 

Në orën 10:35 avioni është 7,000 ft mbi tokë dhe pas 1 minute dëgjohet një zë që thërret ‘Tokë’. Në kabinë dëgjohet edhe frymëmarrja e Andreas Lubitz, por ai nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja. 

Në 10:40 avioni bie mbi Alpet Franceze dhe tingujt e fundit që dëgjohen janë britmat 150 personave që ndodheshin në bordin e avionit.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës