Avioni rus i rrëzuar në Ukrainë, Inteligjenca ukrainase: Nuk përjashtohet mundësia se ka pasur të burgosur ukrainas
Foto nga momenti i shpërthimit të avionit rus
Përfaqësuesi i inteligjencës ukrainase të mbrojtjes ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në bordin e avionit ushtarak rus të kishte të burgosur ukrainas. Megjithatë, Andriy Yusov theksoi se Rusia nuk kishte ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj.
"Nuk ka asnjë informacion të qartë për robërit e luftës. Ka vetëm deklarata nga Rusia, të natyrës politike dhe propagandistike. Kush apo çfarë ishte në bord duhet të sqarohet”, tha Yusov.
Yusov, i cili është zyrtari i parë ukrainas i intervistuar nga BBC që nga incidenti të mërkurën, akuzoi Moskën për fshehje të informacionit, me imazhe të kufizuara nga vendi i përplasjes duke përfshirë të vdekurit. Rusia thotë se 65 të burgosur ukrainas të luftës vdiqën kur avioni IL-76 u rrëzua nga një raketë ukrainase, raporton BBC.
Komiteti i tij hetimor publikoi një video të shkurtër këtë mbrëmje, duke treguar gjak në borë, rrënojat e avionit dhe një zonë të madhe të nxirë të tokës. Ka disa pjesë të trupit të njeriut por pamjet janë shumë të kufizuara.
I pyetur nëse ishte e mundur që Ukraina të kishte rrëzuar avionin ushtarak, Yusov tha:
"Ne nuk e konfirmojmë një informacion të tillë".
Ai tha se të dyja palët po përdornin dronë atë ditë mbi Belgorod.
"Kishte dronë zbulues ukrainas dhe Rusia po lëshonte drone sulmuese. Mbrojtja ajrore ruse po punonte kundër tyre. Belgorod është gjithashtu potencialisht brenda rrezes së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase", tha Yusov.
Jusov tha se Ukraina kishte nisur një çështje penale për incidentin e avionit që do të shqyrtonte të gjitha mundësitë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.4%
-
Jo
23.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06