Avioni, shkrihet akulli mes Rusisë
dhe Turqisë, takohen dy ministrat

BEOGRAD – Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ai i Turqisë kanë pasur për herë të parë kontakt ballë për ballë që pas rrëzimit të avionit.
 
Sergei Lavrov u takua me homologun e tij, Mevlut Cavusoglu gjatë konferencës së OSBE-së, e cila u zhvillua në Beograd. Mes tyre nuk pati shkëmbim fjalësh, por vetëm shtrëngim duarsh.
 
Cavusoglu gjatë fjalës së mbajtur në konferencë tha se duhet të shpërqendrojë luftën kundër terrorizmit dhe nuk duhet të abuzohet për synime politike.
 
Rrëzimi i avionit ka sjellë një përplasje të ashpër mes Moskës dhe Ankarasë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar incidentin si krim lufte. Për këtë Rusia ka vendosur dhe sanksione ndaj importit të disa produkteve turke,

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…