Katër mësues të një shkolle fillore në Kaliforni kanë vendosur të padisin një linjë ajrore për neglizhencë. Padia është bërë referuar incidentit ajror në Los Angeles, ku një avion me pasagjerë gjatë një ulje emergjente për shkak të një defekti në motorë, ka derdhur karburant mbi parkun e një shkolle fillore, veprim i cili la të dëmtuar 17 fëmijë.
Padia është ngritur ndaj kompanisë ajrore Delta Air Lines, ndërsa referuar situatës, në një prenoncim për mediat mësuesit u shprehën se, “menjëherë pas ngjarjes iu është dashur të shkojnë në urgjencë për kujdes mjekësor, prej karburantit që iu kishte zënë gojën dhe hundën e tyre.”
Në procedimin gjyqësor të ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Angeles County, pretendohet se për Fluturimin 89, pilotët dështuan të njoftonin kontrollin e trafikut ajror që do të derdhnin karburantin. Ngritësit e padisë, mësuesit, pretendojnë se në shkollën fillore “Park Avenue” në Cudahy pësuan dëmtime fizike dhe shqetësime të mëdha emocionale.
Sipas rregullores të aviacionit karburanti mund të hidhet në ulje urgjente, por vetëm në zona të caktuara dhe në një lartësi të madhe.
Kujtojmë se, në incidentin ajror të ndodhur rreth 4 ditë më parë, rreth 17 fëmijë dhe disa mësues mbetën të dëmtuar nga karburanti i derdhur mbi ambientet e parkut të shkollës. Ata u trajtuan me ndihmë mjekësore trajtohen për acarim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5367
Lajme të tjera
-
Kaliforni, hyn në fuqi paga minimale 20 dollarë në orë për punonjësit e industrisë së ushqimit të shpejtë
1 Prill, 22:29
-
Hap dyert së shpejti, pamje nga shkolla e re 9-vjeçare 'Zyber Sallaku' në Manzë
30 Mars, 21:42
-
Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)
29 Mars, 16:14
-
Përse gjatë fluturimit avionët lënë pas gjurmë të bardha të gjata? Ja përgjigja shkencore
15 Mars, 22:42
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Dibër, prindërit refuzojnë mbylljen e shkollës Kllobçisht
12 Mars, 18:18
-
“Salton Sea” mund të jetë çelësi për bateritë e makinave elektrike
7 Mars, 22:40
-
VIDEO/ Hap dyert në prag të 7-Marsit shkolla 'Skënder Libohova' në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit
6 Mars, 17:10
-
Pogradec/ Shkolla e Stropckës rrezikon të mbyllet, prindër e fëmijë në protestë: Duan të na transferojnë në një shkollë 30 minuta larg
2 Mars, 17:50
-
Durrës, tym në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ , mësuesit ndërpresin mësimin evakuojnë nxënësit
14 Shkurt, 10:09
-
Eksperti i karrierës, Muça: 60% e të rinjve s’kanë identifikuar prirjet e tyre! Gert Janaqi: Këshillimi i karrierës, si orë mësimore në shkolla
11 Shkurt, 21:40
-
VIDEO/ Ankth dhe frikë për 179 pasagjerë, avioni bën ulje të vështirë
5 Shkurt, 15:50