Kim Kardashian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ëndrra për t’u bërë avokate, pavarësisht se nuk arriti të kalonte provimin e licencimit në Kaliforni.
Në një intervistë amerikane, gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All’s Fair” në New York, 46-vjeçarja tregoi se vazhdon të mendojë për provimet e drejtësisë, por dëshiron të presë momentin e duhur për t’u përgatitur sërish.
Kardashian pranoi se angazhimet e shumta profesionale dhe familjare i kanë lënë pak kohë për studime, ndaj nuk dëshiron të nxitojë drejt një tjetër përpjekjeje.
Interesi i saj për drejtësinë nisi në vitin 2019, ndërsa një nga motivet kryesore është edhe dëshira për të ndjekur gjurmët e babait të saj, avokatit të njohur Robert Kardashian.
Edhe pse nuk e kaloi provimin e licencimit, Kim e ka cilësuar rezultatin si një motivim për të vazhduar. Ajo ka deklaruar më herët se në të ardhmen dëshiron t'i përkushtohet plotësisht profesionit të avokates, duke lënë pas karrierën në televizion.
Mbështetja për të vjen edhe nga aktorja Sarah Paulson, kolegia e saj në serialin “All’s Fair”, e cila shprehu bindjen se Kardashian do të bëhet një avokate e shkëlqyer.









Komente
Komento