Një avion ushtarak ka kaluar poshtë një grupi parashutistësh me një shpejtësi 550 kilometra në orë.
Martin Harris ishte hedhur me një grup parashutistësh në Wiltshire të Anglisë kur në atë hapësirë kaloi avioni ushtarak.
Avioni Royal Navy Hawk T1 megjithëse u kaloi me një shpejtësi të madhe, vetëm 30 metra poshtë tyre, kjo nuk pati ndonjë ndikim të rrymat ajrore.
“Do të na kalojë pranë një aeroplan ushtarak, shikojeni teksa afrohet”, dëgjohet duke thënë Harris, para se të qeshë me zë.
Ngjarja që “nuk ndodhë çdo ditë” ka ndodhur gjatë muajit janar, por që tani është shpërndarë në internet.
Komento