Kushtet atmosferike të vështira kanë prekur dhe avionin e sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në zonën e Ishmit.

Burime për Report TV sqaqruan se në bordin e avionit që ruhet nga policia është konstatuar futja e ujit nga grykëderdhja e lumit Ishëm pasi avioni me lumin kanë një distancë 40 cm.

Për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të avionit Krimet e Rënda kanë vendosur që avionin t’ua kthejnë pronarëve ku në dokumenta rezulton klubi aeronautikës, Savona në Itali.

Brenda muajit shkurt sqaruan burimet për Report TV pritet që në Ishëm të mbërrijnë inxhinierët e “Aero Club Savona” të cilët do të bëjnë me shpenzimet e tyre zhvendosjen e avionit dhe dërgimin e tij drejt Italisë.
 
Ndalur tek hetimet për dyshimet se avioni u përdor apo do të përdorej për trafik droge nën drejtimin e pilotiti Guido Guidi burimet thanë se, 'ato mbeten të hapura dhe pritet që shumë shpejt të ketë një vendimarrjen nëse deklarimet e Guidit do të përdoren si provë dhe nëse personat e përmendur prej tij do të procedohen penalisht'.
 
Orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit 2016, avioni model 'Piper' u rrëzua në grykderdhjen e Ishmit aty ku më pas. pak metra larg tij u zbulua dhe një pistë e përshtatur për fluturimin e avionëve.

Uniformat blu ndaluan pilotin italian Guido Guidi. i cili dhe pas 4 muajve gëzon nga drejtësia shqiptare statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi tregoi se në Shqipëri kishte ardhur për të trafikuar drogë drejt italisë, e për këtë punë ai do të paguhej 20 mijë euro për cdo ngarkesë.

Dy muaj më parë Krimet e Rënda kërkuan marrjen në ruajtje të avionit në hambarin e Rinasit ndërsa forcat e armatosura i kthyen përgjigje për pamundësinë e lëvizjes së avionit nga Ishmi pasi mungonin ekspertët teknik për çmontimin e krahëve të mjetit fluturues. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)