Avokatët e Shkodrës bojkotojnë seancat
janë kundër ligjit për pagat e referencës

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Shkodër avokatët kanë bojkotuar  seancat gjyqësore civile dhe penale në çdo nivel gjykimi, më përjashtim vetëm të masave të sigurisë.

Rreth 105 seanca gjyqësore të planifikuara për këtë të hënë në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër janë shtyrë, sepse nuk mund të zhvillohen pa praninë e avokatëve.

Për ata që do të thyejnë këtë vendim sekretari i dhomës së avokatisë Shkodër Gjovalin Ulndreaj paralajmëron masë disiplinore nga dhoma e avokatisë.

Sipas dhomës së avokatisë Shkodër ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse, sipas tyre nuk mund të përcaktojë qeveria pagën e avokatëve. Bojkoti sipas tyre është vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit të sigurimeve. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën