TIRANË- E kthyer tashmë në një traditë, Partia Socialiste festoi 33-vjetorin e themelimit në një festë në selinë rozë. Mbështetës, deputetë, ministra, e deri tek figurat e vjetra të kësaj force politike u mblodhën bashkë në këtë 33-vjetor.
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ish-deputetja dhe ish-ministrja Alta Dade, Namik Dokle, e Et’hem Ruka u panë nën shoqërinë e kryesocialistit Edi Rama. Ky i fundit zgjodhi që të ishte fjalëpakë, ndërsa në mes të pranishmëve ‘fjalën’ e tij e përmblodhi me vetëm një frazë 'Rroftë Partia Socialiste’.
I vetmi që mbajti një fjalim të shkurtër ishte sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i cili tha se sot PS është më e fortë se kurrë dhe gati për të fituar shumë gara elektorale.
“Mirëserdhët në festën e partisë së madhe, që ka dëshmuar, siç është sot një bashkim i themeluesve, por e shumë të rinjve që janë bashkuar ndër vite. Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”, tha Klosi.
Një minutë heshtje u mbajt për ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili u nda sot nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë
Partia Socialiste festoi 33-vjetorin e themelimit në një festë në selinë rozë, me pjesëmarrës anëtarë të partisë, deputetë, ministra dhe figura të vjetra të kësaj force politike.
Në festë, mungon ai që e krijoi këtë parti Fatos Nano, i cili nuk është prezent për shkak të situatës shëndetësore që ka kaluar.
Në foto-galerinë e mëposhtme janë disa nga momentet e shkëputura nga festa, ku kryeministri Rama pozon krah socialistëve.
Ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi u prononcua për Report Tv në kuadër të festimeve për 33-vjetorin e themelimit të PS-së në selinë rozë.
Ai u shpreh se ka mjaft arritje ndër të cilat janë përfaqësimi i të rinjve nga PS, si dhe i vajzave dhe grave.
'33-vjetor 33% më e rritur se 3 vjet më parë jo 33 vite më parë. Kënaqësi e madhe. E dyta sa i përket strukturës moshore, ata që s’kishin lindur para 33-vjetëve sot janë ose në strukturat drejtuese të PS. E shikoj nëse para 33 vjetëve zonjat në PS ishin barazuar me gishtat e një dore, sot 50% e strukturave drejtohen nga shoqet, 50% e këshilltarëve të PS janë zonja. Sot 50% e qeverisë janë zonja, mbi 30% e grupit parlamentar janë zonja. S’ka sesi ta shikosh ndryshe nëse do duhet të jemi realist, as euforik dhe as pesimist', shprehet Ruçi.
Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit. Në oborrin e selisë rozë përveç kryeministrit, ministrave dhe deputetëve ishin edhe senatorët themelues të kësaj force politike.
Për Report Tv disa prej tyre shprehën urimet për këtë ditë për të gjithë socialistët dhe simpatizantët e kësaj partie. Ish-deputetja Valentina Leskaj tha se PS dhe Rama po mbajnë premtimet për të cilat morën mandatin e tretë.
E gjen PS një parti të fortë të organizuar me një punë të jashtëzakonshme. Është një nga gjërat më të mira që po bën PS. Strukturimi nuk është një gjë që ka të bëjë me PS. Është forca qeverisë dhe forca në pushtet dhe kjo shërben për hallet e njerëzve por pse jo përgatitjet për mandatin e ardhshëm. Siç e shikoni pjesëmarrja këtu është shumë e madhe, e gjithë puna e PS i shërben vendit.
E kam si parim nuk jap këshilla as kritika, njeriu mund të ketë kritika. Zoti Rama është në rrugë të mbarë për të bërë ato që ka premtuar kur mori mandatin e tretë. Rritjen e PS, bërjen më të mirë të punës, përmirësimit të vetvetes. Gjithmonë më shumë dhe më mirë për Shqipërinë.
Ndërkohë Namik Dokle shprehet se në ADN-në e PS është përmirësimi i vazhdueshëm.
E gjen shumë mirë, e gjen në mandatin e tret dhe gati për të katërtin. ADN e PS është përmirësimi brenda vetes. Kjo e bën të besohet nga popullit. Në ditët e festave nuk bëhen këto analiza.
Ethem Ruka vlerëson se në historinë e PS ka vetëm fitore.
Uroj që të jetë fortë sa ditën e parë. Ka histori të shkëlqyer. Historia e saj është shumë fitore. Asgjë nuk është e përsosur. PS është shëndoshur zgjeruar me djem e vajza të reja dhe misionin e themeluesve do ta çojmë përpara. Nuk është dita për kritika. Është përvjetor dhe vetëm lavdërime.
Ndërsa Arta Dade thekson se PS udhëheqëse e Shqipërisë në mjaft sfida ndërkombëtare.
Është një ngjarje e shënuar. Uroj që PS të mbetet e solidaritet dhe e vlerave mbi të cilat u krijua. I uroj socialistët dhe simpatizantët urime, partitë politike janë vlere kombëtare. PS ka prani edhe në diasporë, të kemi vetëm festa në të mirë të Shqipërisë për ta integruar në BE. Shqipëria ka rritur prestigjin ndërkombëtar. Është kontributore në mjaft sfida ndërkombëtare. Ashtu sikurse kanë aspiruar shqiptarët për vendin e tyre që së shpejti do integrohen në BE.
Rrofte partia me e suksesshme e shqiperise!
PërgjigjuAlibaba dhe dyzet hajdutet
PërgjigjuNuk kisha parë asnjëherë kaq shumë hajdutë bashkë. Dhe fiks nga ata hajdutë me kollare e fustanë, që bëjnë si të ndershëm kur i kritikojnë e akuzojnë me fakte për batërditë që kanë bërë.
PërgjigjuSPIUNET LULZOJNE
Përgjigjunderkohe qe nje milion shqiptare jane me pak ose mungojne gjithsesi anetaresia rritet..
PërgjigjuKësaj partie i ka ngel vetëm emëri socialiste.Siç ka ndryshuar ngjyrat e flamurit,ka ndryshuar edhe edealet.Pēr mua ,ështe parti e djathtë,ku shikon interesin e aristokracis ,dhe jo të shtresave në nevoj,muk i ja ngelur asgje sociale.
PërgjigjuRrofshin hajdutet
PërgjigjuBen Ahmetaj eshte ai aty tek cepi djathtas?
PërgjigjuThemelim apo riemertim?
Përgjigjue keni gabim eshte 83 vjetori i krijimit te partise komuniste, bijte, niperit dhe mbesat e tyre vazhdojne qeverisin shqiperine
PërgjigjuMezi presim ne tapetin roze heronjte e Rames: Saje Tahiri; Ben Ahmetaj; Nar Koka; Toma; Frroku; Ndoka....etj "personalitete" si fjala bie Bajret, Lalet, apo Hasanet... qe ge loje qeni kallanxhiut!
Përgjigju