Avokatët e ish kryeministrit italian Silvio Berluksoni pritet të apelojnë kundër dënimit të djeshëm, nga Gjykata e Milanos për mashtrim tatimor. Ankesa pritet të depozitohet në 10 nëntor-citojnë mediat italiane. Berluskoni u dënua dje me 4 vjet burg për mashtrim me të drejtat televizive nga grupi i tij meditaik Mediaset. Manjati i mediave u ndalua dhe nga mbajtja e posteve për tre vjet si dhe me një gjobë të majme 10 miljon euro. I zemëruar nga ky vendim ish kryeministri italian shkoi në TV kombëtar ku e cilësoi vendimin një ngacmim te patolerueshem gjyqësor. “Ky është një gjykim politik, i pabesueshëm dhe i patolerueshëm” u shpreh Berluskoni. Ky është pa dyshim një vendim politik ashtu si të gjitha rastet e tjera të shpikura ndaj meje” u shpreh ai.
Ish kryeministri italjan është përballur me një sërë procesesh gjyqësore, por kjo është hera e parë që ai dënohet për një krim që ka lidhje me aktivitetin e tij të biznesit. Kujtojmë këtu se ish kryeministri është akuzuar se ka paguar për të bere seks me nje prostitutë të mitur , ndërkohë që u akuzua për abuzim me pushtetin kur kërkoi lirimin nga burgu i Rubit, arrestuar për vjedhje.
Dënimi i gjykatës së Milanos dje ishte më i rëndë dhe se ajo që kërkoi prokurori ishin 3 vjet dhe 8 muaj burg.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com