Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S'jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale paralajmërojnë se do të tërhiqen nga mbrojtja pasi nuk janë paguar për punën e bërë. Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Derisa të caktohen avokatët e tjerë, deri në një periudhë 45 ditore të njëjtët avokatë do vazhdojnë punën e tyre. Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është një detyrim që duhet ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Por ky institucion mohon mospërmbushjen e detyrimeve financiare për mbrotjen e Hashim Thaçit. 

‘Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro. (3.5 milionë euro)’, thotë ministria e drejtësisë në reagimin zyrtar.

Më tej ministria e drejtësisë thotë se ajo paguan vetëm avokatët më të cilat ka marrëveshje.

‘Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiç, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave.’

Gregory Kehoe u emërua Këshilltar Drejtues nga Sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Avokatët u tërhoqën nga mbrojtja, reagon vëllai i Thaçit: Reduktuam stafin për shkak të vështirësive financiare

1706619488_ia.jpg

Vëllai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas tërheqjes nga mbrojtja të avokatëve për mbrojtjen e tij. Përmes një njoftimi avokatët kanë njoftuar se ky vendim i tyre ka ardhur pasi Thaçi nuk ka përmbushuar detyrimin e tij duke mos i paguar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar, vëllai i ish-presidentit, Idriz Thaçi i cili ka sqaruar se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së Thaçit.

Ai shtoi se avokat kryesor i ish-presidentit Thaçi, do të jetë avokati, Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës.

“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falenderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi", tha Idrizi.

Idriz Thaçi është shprehur se ekipi aktual do të vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

“Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, tha Idrizi.

Ora 13:00
Avokatët e Thaçit u tërhoqën nga mbrojtja për shkak të mospagesës, reagon Qeveria: Kemi paguar 3.5 milionë euro, nuk bëjmë pagesa

1706616096_thaha.jpg

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Në një njoftim për media të MD-së thuhet se pagesa për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njoftimi i Plotë:

Ministria e Drejtësisë përmes këtij njoftimi, dëshiron të mirë-informojë publikun e gjerë dhe të sqarojë lajmet lidhur me pagesat e avokatëve të personave të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave.

Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro.

Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023.

Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin  2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro.

Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro.

Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë.

Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave.

Pra, Ministria e Drejtësisë, në përputhje me Udhëzimin e tillë dhe legjislacionin në fuqi, ka realizuar me kohë të gjitha pagesat dhe obligimet për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi.

 

 

Ora 12:55
Paralajmërohet tërheqja: Mbrojtja e Thaçit në vështirësi, nuk ka mjete për pagesën e avokatëve

1706615959_ha.jpg

Ish-Presidenti Hashim Thaçi shumë shpejt mund të mbetet pa avokatin e tij kryesor Gregory Kehoe. Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, përmes një mocioni kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Mbrojtësi kryesor i z. Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Bashkë-Avokati Joe Reeder, së bashku me bashkëpunëtorët ligjorë , dhe anëtarët e ekipit mbështetës të punësuar nga Greenberg Traurig, P.A. ("Anëtarët e ekipit mbështetës të Greenberg"), paraqisni këtë mocion për t'u tërhequr në pajtim me nenin 16(2)(b) të Direktivës së Dhomave të Specializuara të Kosovës për avokatët", thuhet në deklaratë.

Tutje aty specifikohet arsyeja, e që del të jetë mos pagesa e avokatëve.

“Z. Thaçi ka dështuar të përmbushë një detyrim ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, të Greenberg Legal Associates, dhe Anëtarët e Ekipit Mbështetës të Greenberg, dhe z. Thaçi i është dhënë një paralajmërim”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë sqarohen detaje shtesë se si mund të vazhdohet mbrojtja e z.Thaç në Hagë.

Në bazë të nenit 21(4)(e) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (“Ligji”), z. Thaçi ka të drejtë të “mbrohet përmes një avokati specialist të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse ai ose ajo nuk e bën këtë, të ketë ndihmë juridike për këtë të drejtë; dhe t'i caktohet një Këshilltar Special ose atë, në çdo rast kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë dhe pa pagesë prej tij, ose ajo në çdo rast të tillë nëse ai ose ajo nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar për të", citohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Gregory Kehoe u emërua Këshilltar Drejtues nga Sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.

Ndryshe, pagesat për mbrojtësit e të akuzuarëve në Hagë mbështeten nga buxheti i shtetit. "Qeveria siguron mjetet e caktuara për mbrojtjen juridike të përcaktuar me këtë Udhëzim Administrativ dhe bashkëpunon me Kuvendin" - thuhet në udhëzimin administrativ për këtë çështje.

Kohëve ë fundit kanë qarkulluar ide, që buxheti të përkufizohet në shifra "tavan". Nëse kjo iniciativë e MD jetësohet, problemet për pagesat e mbrojtësve do të shtohen sipas njohësve./Nacionale.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 31/01/2024 11:40

    Nuk me rrac te qelbet se avukatet Vetem per te rjep sa me shum te burgosurit Shtyjn pa pushim gjyqet Nxjerrin bishta dhe ne bashkepunim me prekuror bejn akuza falco Dhe avukatet bejn sikur i mbrojn Dhe ne fund te gjyqit ndajn paret qe fituan nga viltimat e tyre

    Përgjigju
  • serxho: 30/01/2024 16:53

    Kta te Kurtit e futen ne burg luftetarin qe solli pavarsine tani nuk i pavuajne as avokatin dhe kjo behet me qellim qe te denohet.

    Përgjigju
    • Unë: 30/01/2024 23:15

      Lexo mirë e atëherë komento u tru peshk!

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin