Avokatët kërkuan të bëhen pjesë
e Vettingut, u del dosja si “Spiun”

Avokatët kërkuan të bëhen pjesë<br />e Vettingut, u del dosja si “Spiun”
TIRANE-Nga 17 avokatë që kanë shprehur interes vetëm 10 prej tyre kalojnë filtrin e OMN për t;u bërë pjesë e Këshillit të lartë të Gjyqësorit. Sipas Kuvendit, në radhët e kandidatëve ka edhe nga ata që janë skualifikuar për shkak të lidhjeve me ish-Sigurimin e Shtetit. 

Parlamenti publikoi sot listën e 10 anëtarëve nga rradhët e avokatisë të cilët plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Avokatëve që nuk plotësojnë kushtet ku mes tyre ka persona ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe avokatë që nuk justifikojnë pasurinë.

Shqiptarja.com ka siguruar listën e 17 juristëve avokat të cilët garuan për KLGJ dhe mes tyre rezultojnë se 10 plotësojnë kushtin për të vazhduar garë dhe 7 të tjerë jo, pas verifikimeve që janë bërë dhe me OMN, (Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit).

Mes të kualifikuarve tyre rezultojnë një grua dhe 9 burra, ndërsa në listën e avokatëve të cilët skanë plotësuar kushtet janë 2 gra dhe 5 burra.

Një detaj interesant i zbuluar nga argumentet e prezantuara nga kuvëndi është dhe e shkuara si pjestarë të shërbimit informative të disa prej avokatëve në garë por sipas përgjigjës së dhënë nga shish për infistuticionet verifikuese rezulton se kjo e dhënë nuk është pengesë për të garuar në institucionet e reja të drejtësisë.

Dokumentet sqaruese për kualifikim dhe skualifikim si dhe kopja e listave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, së bashku me dokumentacionin për secilin kandidat, do t’i përcillen brenda afatit ligjor, Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, bënë me dije kuvëndi i shqipërisë.
Ndërkohë në sitën e verifikimeve ka kalaur ana profesionale e avokatëve, eksperienca në punë, e shkuara si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit si dhe pasuria e vënë pas viteve 90.

Te kualifikuarit
1. ALBAN TORO
2. ARBEN PRIFTI
3. ARBEN VANI
4. FATMIRA LULI
5. FATOS LAZIMI
6. GENTI SINANI
7. GËZIM ALLARAJ
8. SAIMIR VISHAJ
9. SINAN TAFAJ
10. SOKOL LAMAJ

Ata që nuk kanë plotësuar kushtet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga avokatia janë:

1. ALEKSANDËR RASPOPI
2. ARBEN SPAHO
3. BETULA TOTO
4. ERMIR MEMA
5. ISMAIL UKA
6. SIMON VORFI
7. VJOLLCA PUSTINA

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë