Avokati akuzon Sali Berishën për vdekjen e Sokol Olldashit: Ja dosja që do të çojë pas hekurave Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën

Avokati akuzon Sali Berishën për vdekjen e Sokol Olldashit: Ja dosja që do të çojë pas hekurave Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Në një intervistë, ai ka dhënë detaje të forta për disa nga ngjarjet më të bujshme që ende nuk janë zgjidhur sot në Shqipëri. Si fillim, avokati foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila po pret vendimin e Apelit që është shtyrë dy herë. Gjithashtu ai ka komentuar dhe protestën që organizoi Berisha në datën 12 dhe protestën e dështuar të Sali Berishës. Beqiri e quajti mashtrues dhe të paturp. Gjithashtu avokati ka hedhur dhe një akuzë “bombë” për ish-kryeministrin.

Ai e ka thënë hapur se Berisha ka vrarë Sokol Olldashin për të sjellë Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Në intervistën për gazetën “SOT”, Idajet Beqiri tha se abuzimi tek CEZ-DIA, pas Gërdecit dhe Fazlliçit, është afera e tretë nga më të rëndat ku Berisha i pa shpirt, e madje i pa moral sipas tij, zhyt djalin e tij Shkëlzen Berisha duke e bërë kontigjent krimi në këtë vjedhje galopante të shqiptarëve. Beqiri tha se kjo dosje nëse hetohet e plotë nga SPAK do të çojë drejt arrestimit Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën. Në fund, Idajeti ka kritikuar dhe SPAK. Sipas tij, “SPAK ka disa arritje të vogla, por nuk po i justifikon pritshmëritë e mëdha të shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  SPAK nuk ka aktualisht kapacitete të afta dhe guxim profesional, që të bëjë gjënë e duhur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë. Do të duhet kohë që të kemi një SPAK i cili të jetë vërtetë SPAK dhe jo "hallvë e ftohtë", sikurse është sot.” 

-Avokat, çfarë qëndron sipas jush në shtyrjen e gjyqit të PD?

Shtyrja e gjyqit të "Foltores" kundër PD-së së Alibeajt, është një akt normal, pasi avokati i PD kishte një arsye objektive për të mos marrë pjesë në gjykim. Ndaj me të drejtë Gjykata e Apelit Tiranë shtyu seancën gjyqësore. Por rëndësi ka zgjidhja në themel e çështjes. Vendimi absurd, i diktuar nga armiku i sistemit të drejtësisë Sali Berisha, i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu si legjitim të paligjshmen "Foltore", as që diskutohet që do të prishet nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe Saliut do t'i mbetet si strehë vetëm Partia e Ilir-Monikës, domethënë Partia e atij që Sali Berisha e shantazhoi për 32 vjet me radhë  me dosjen e ish Sigurimit të Shtetit...

-Berisha organizoi protestën në datën 12 nëntor dhe kërcënoi kryeministrin Rama se do e nxjerrë nga zyra, çfarë po synon në të vërtetë Berisha?

Berisha ka probleme të rënda me të vërtetën. Ai nuk e njeh të vërtetën, të drejtën, të moralshmen, ligjoren, tradicionalen...Sali Berisha është turpi i këtij vendi, është turpi i të qenurit shqiptar, është turpi i turpit të politikanit. Mashtrimi, demagogjia, ndyrsirllëku në fjalor, të qenurit gënjeshtar i pa cipë, të qenurit i pa moral dhe i pa familje, e kanë bërë atë të pabesueshëm nga askush. I venë pas një kategori si ai dhe disa të mavritosur të tjerë që janë në fakt kundër Qeverisë Rama, por meqenëse u ka vdekur alternativa dhe nuk shohin dritë në tunel, mendojnë se po qetësojnë shpirtin me këtë "Non Gratën" e  përçudnuar. Protesta mbaroi. Militantët e bënë të vetën, ulëritën pa shpresë, hodhën pisllëkun që i karakterizon si alternativë mbi fasadën e Kryeministrisë dhe ikën të dëshpëruar, duke sharë e nëmur me forcë Sali Non Gratën që i gënjeu kur u tha "Hajdeni në protestë se do nxjerrim nga zyra Edi Ramën"!

-Nga ana tjetër në zhvillimet e fundit politike ka bërë bujë deklarata e vëllait të Sokol Olldashit. Ky i fundit akuzoi Berishën se vodhi zgjedhjet e 2013 duke kërcënuar dhe krerët e degëve të asaj kohe. Si i komentoni këto deklarata, pasi aksidenti i Olldashit është ende një mister?

Berisha është vrasës! Ai ka operuar dhe operon me metodat e sistemit komunist. Për të siguruar qenien e Ramiz Alisë si pasardhës i tij, Enver Hoxha vrau Mehmet Shehun. Sali Berisha, për t'i dhënë detyrën e Kryetarit të PD Lulzim Bashës, të cilin e kishte më besnikun mik të vajzës së tij Argita Berisha, vrau Sokol Olldashin...

-Së fundmi është marrë në pyetje Petrit Ahmeti, aktualisht kryetar i bordit të Entit Rregullator të  Energjisë, i cili ka qenë këshilltar i ERE  në kohën kur u arrit marrëveshja mes CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve. Si e komentoni këtë zhvillim?

Afera ÇEZ-DIA është njëra nga aferat më të rënda të korrupsionit të Familjes tërësisht të inkriminuar  të Sali Berishës. Pas Gërdecit dhe Fazlliçit, kjo aferë është e treta nga më të rëndat ku Berisha i pa shpirt, e madje i pa moral, zhyt djalin e tij Shkëlzen Berisha duke e bërë kontigjent krimi në këtë vjedhje galopante të shqiptarëve. Janë një shumë marramendëse eurosh që janë përvetësuar nga Shkëlzen Berisha, Ilir Meta dhe Sali Berisha prej aferës CEZ-DIA. Avokati Karaj e ka çuar të gatshme dosjen në SPAK.  Tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë SPAK-t, veç të arrestoj Ilir Metën dhe Shkëlzen Berishën dhe të dërgoj çështjen në gjyq.

-Nga ana tjetër Yuri Kim  ka “zbarkuar” ditët e fundit në SPAK dhe ka paralajmëruar ditë të zeza” për korruptuarit dhe kriminelët, mendoni se po përgatiten arrestimet “VIP”?

SPAK ka disa arritje të vogla, por nuk po i justifikon pritshmëritë e mëdha të shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  SPAK nuk ka aktualisht kapacitete të afta dhe guxim profesional, që të bëjë gjënë e duhur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë. Do të duhet kohë që të kemi një SPAK i cili të jetë vërtetë SPAK dhe jo "hallvë e ftohtë", sikurse është sot. 

Ambasadorja Amerikane ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ta mbajtur SPAK "me ujë të ngrohtë", e ka stimuluar, i ka dhënë goxha suport mbrojtës, por "nuk bëhet pylli me urata, duhen kazma dhe lopata"! Vlerësoj se Ambasadorja e SHBA bënë mirë të jetë më e matur në deklaratat që bënë. Nuk është mirë t'i përgatitësh shqiptarët që të presin "cunamin" kundër krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë, e pastaj "të mbarëset mali për të pjellë një mi"! SHBA e dinë mirë çfarë duan shqiptarët pas shpalljes "Non Grata" të Sali Berishës dhe zhdukjes nga Presidenca të Ilir Metës. Ata duan që SPAK të tregoj veten dhe të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët duke prerë dy kokat e mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërorë, të cilat janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kriminaliteti që është në nivelet më të frikshme në këtë vend, do të struket dhe nuk do të gjejë dot vend ku të fshihet, vetëm atëhere kur të jenë pas hekurave të burgut Sali Berisha, Ilir Meta dhe familjarët e tyre të mbytur në krime. Nëse këta banditë nuk do t'i vëmë realisht në bankën e të akuzuarve,  për të marrë dënimin e merituar, nëse do të vazhdojmë me dystandartësinë, duke mos i ndëshkuar të fortët e krimit, populli do të demotivohej në të gjitha sferat dhe Shqipëria do të vazhdoj të mbetet pengu i krimit të lartë shtetërorë./SOT

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tharku thiut: 17/11/2022 20:55

    Se Berisha ka eleminu Olldashin e din edhe Peja e Gjakova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro