Avokati Beqiri: Dumani duhet të hetojë 4 dosje të mëdha! Nëse nuk i çon në gjyq deri në shkurt, është i dështuar

Avokati Idajet Beqiri ka renditur 4 dosjet e mëdha që duhet të çojë deri në gjyq kreu i ri i SPAK, Altin Dumani.Në një intervistë për Report Tv, Beqiri përmendi ‘Gërdecin’, ‘CEZ-DIA’ ‘Inceneratorët’ dhe ’21 janarin’. Për 3 prej këtyre dosjeve, Beqiri thotë se kryekoka është ish kryeministri Sali Berisha i cili duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Paraardhësi i Altin Dumanit kishte shansin të bënte histori për veten dhe vetë SPAK. Dosjet që ai kishte në dorë bashkë me SPAK, nëse do çonte 4 prej tyre në gjyq, do mbahej mend sa të ishte jeta në këtë vend. Kryedosja ishte Gërdeci, është thuajse i hetuar. Gërdeci nuk do kokë turku. SPAK po e përdor me një kokë turku tjetër. Tani do të bëjë një kokë turku tjetër, Fatmir Mediun por nuk shkon te kryekoka që është Sali Berisha. Duhet të dalë me burg të përjetshëm. SPAK e ka këtë dosje. Dosja CEZ-DIA, dosja e vrasjes në bulevard që thotë se do vrisja dhe kreun e opozitës. Duhet të hetojnë dhe inceneratorët”, tha Beqiri në një intervistë për gazetaren Elda Lamja.

Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani e quan si më të përshtatshmin për situatën aktuale. Por nëse deri në muajin shkurt 2023 nuk con përpara 4 dosjet, sipas Beqirit është i dështuar.

“Nëse brenda muajit të shkurt nuk i çon përpara këto dosje është i dështuar. Do konsiderohet që ecën në gjurmët e atij të parit. Ai është organi më i lartë dhe duhet të bëjë një gjë të tjera”, tha Beqiri.

Avokati përmendi edhe dosjen e Haklajve duke thënë se edhe këtu ka gisht Sali Berisha pasi krijoi organizatë kriminale për të kryer vrasje. Aso kohe, Beqiri thotë se Altin Dumani ka pasur në duar dosje për këtë çështje.

“Ka edhe dosje të tjera që janë shpuzë, organizata kriminale që krijoi Berisha në vitin 1997 kur than ë mitingun e Tropojës që Shkëlqim Haklajn e dua gjallë ose vdekur në Tropojë. Pas vrasjes së tij, banda u fut në Tropojë me egërsi të jashtëzakonshme me ndihmën e shtetit dhe strukturave të policisë të asaj kohe. Rol ka luajtur drejtoria e policisë Kukës dhe arritën të vdisnin 100 e ca djem të Tropojës. Dumani ka dijeni për këtë çështje, ka pasur dosje”, tha Beqiri.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb