Avokati çon në “Apel” fakte të reja: Vjedhja e floririt në Krrabë u bë me helikopter! Gati dëshmia e gruas që i ka parë të gjitha

Avokati çon në “Apel” fakte të reja: Vjedhja e floririt në Krrabë u bë me helikopter! Gati dëshmia e gruas që i ka parë të gjitha

Avokati Idajet Beqiri, Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Drejtësia re ende nuk po merr iniciativën për të hetuar pasuritë e politikanëve të lartë në Shqipëri edhe kur mbi ta ka denoncime konkrete. Vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së parë për SPAK që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e floririt në Krrabë dhe të nisë hetimin pasuror të Ilir Metës dhe Sali Berishës duhet të presë, pasi do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë përfundimisht nëse SPAK-u duhet të nisë ose jo hetimet për ligjshmërinë e pasurive të kësaj dysheje që kanë mbi 30 vjet në politikën shqiptare.

Por avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili është personi që ka denoncuar vjedhjen e floririt nuk ka ndërmend të ndalet derisa Gjykata e Apelit të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ku më pas SPAK është i detyruar të verifikojë pasuritë e Metës dhe Berishës. Gazeta “SOT” ka siguruar “Apelin Kundërshtues” me fakte dhe prova të qarta që avokati do të dorëzojë sot në Gjykatën e Apelit për të kundërshtuar vendimin e SPAK.

Idajet Beqiri ka akuzuar Prokuroren e SPAK, Manjola Kajana se po bëhet avokate e hajdutëve të “Floririt të Krrabës”, përkatësisht e Metës dhe e Berishës. Avokati ka renditur të gjitha kundërshtitë ndaj SPAK, duke përmendur dhe dëshmitarët okularë, ku nëse SPAK nis hetimet, faktet që ata do të zbulojnë mund të çojë në fundosjen e Berishës dhe Metës për grabitjen e floririt.

Argumentet e Avokatit Idajet Beqiri
Sipas dokumentit që ka dorëzuar në Apel, avokati Idajet Beqiri shprehet se ankimimi i paraqitur nga Prokurorja e SPAK, Znj.Manjola Kajani, nga pikëpamja e funksionit të saj kushtetues, lë shumë për të dëshiruar dhe sipas avokatit përbën një shqetësim serioz ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetërore në disa aspekte.

“E para, sipas nenit 148/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit". Nga përmbaj?ja e kësaj dispozite rrjedh se ndjekja penale është detyrë ekskluzive e shtetit. Një nga funksionet kryesore të shtetit të së drejtës është respektimi i kuadrit normativ nëpërmjet sigurimit të një drejtësie penale funksionale. Përcaktimi sa më i saktë i detyrave që ka secili aktor në procesin penal është një nga kërkesat kryesore që duhet të plotësojë kuadri kushtetues dhe ligjor në një shtet të së drejtës.

Për këtë qëllim ligjvënësi ka parashikuar ngritjen e një organi të posaçëm për ushtrimin e ndjekjes penale në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë dhe ligji procedurial penal parashikon të gjitha fazat e hetimit paraprak që duhet të kryhen nga prokuroria, me qellim vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohen si autore të veprave penale. Me qellim qe prokurori të arrijë të ngrejë akuzë kundër subjekteve, ai duhet të mbledhë fakte dhe prova. Nisur nga parimi i ligjshmërisë, prokuroria është e detyruar të hetojë me hollësi dhe të mbledhë prova, nëse ka, kundër çdo të dyshuari.

Idajet Beqiri: Si po i ngatërron rolet SPAK
Në argumentin e dytë kundër SPAK, avokati përmend disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku garantohen liritë dhe të drejtat e çdo njeriu në procesin penal. Sipas avokatit Prokuroria në këtë rast ka ngatërruar rolet.

“Këto liri dhe të drejta personi i ushtron, i mbron, i realizon dhe i garanton si vet, ashtu edhe përmes një mbroj?je ligjore të detyruar, të cilat gjejnë pasqyrim në Kreun e V "Mbrojtësi i të Pandehurit', nga neni 48 deri në nenin 57 të Kodit të Procedurës Penale. Nga përmbajtja e Apelit të Prokurores së SPAK, kundër Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nr. 455, datë 30.11.2022, për fatin e keq konstatojmë një ngatërrim të rolit të Prokurores, si ushtruese e ndjekjes penale dhe përfaqësuese e akuzës në gjyq në emër të shtetit, me rolin e mbrojtësit të të pandehurit.

Prokuroria i është shmangur tërësisht detyrës dhe funksionit të saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale në interes të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë, si përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, dhe ka marrë atributet e mbrojtësit ligjor të dy të kallëzuarve, autorëve të dyshuar për vjedhjen e gjësë më të shenjtë për një shtet dhe për një popull, sikurse janë të rezervat e thesarit të Shtetit.

Ku konsiston shmangja tërësore e Prokurores nga detyra dhe funksioni i saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale dhe përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, dhe marrja prej saj e atributeve të avokates së Sali Berishës dhe Ilir Metë, si dy prej personave të dyshuar si organizatorë, si frymëzues, si nxitës dhe si përfitues të vjedhjes së rezervave të floririt të thesarit të shtetit”, shprehet avokati Beqiri.

Ku po gabon SPAK?
Beqiri shprehet se Prokuroria bën "naiven", çka u shkon për shtat vetëm avokatëve mbrojtës të të pandehurve, pasi sipas tij Thesari i Kërrabës është vjedhur tre herë. Sipas Beqirit, Ahmet Hyka, Pëllumb Dalti dhe Enver Hyka kanë vjedhur 24 arka me flori dhe jo dy qese sa morën tre fshatarët e Krrabës. Ai ka theksuar se vjedhja është bërë nga një grup kriminal u udhëhequr nga Meta dhe Berisha.

“Dy vjedhjet e floririt të Thesarit të Shtetit në 13.03.1997 dhe në muajin dhjetor 1999, të cilat përbëjnë vjedhjet reale të sasive të 24 arkave me florinj, nuk janë hetuar dhe nuk janë gjykuar. Duhet të regjistrohej procedimi penal dhe të zhvilloheshin hetime të plota dhe të gjithanshme, për të verifikuar në radhë të parë provat e paraqitura prej meje si kallëzues, si dhe për të grumbulluar pastaj prova dhe fakte të tjera, gjithmonë në funksionin e saj kushtetues si ushtruese e ndjekjes penale në interes të mbroj?jes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë, si përfaqësuese e akuzës në emrin e shtetit shqiptar, në të cilën në mënyrë abuzive Prokuroria nuk e ka bërë, përkundrazi ka mbrojtur Metën dhe Berishën”, shkruan Beqiri.

SPAK nuk pyet dëshmitarët okularë
Sipas avokatit Idajet Beiqiri, “më evidente kjo mbrojtje e hapur që Prokuroria u bënë të dy të dyshuarve për vjedhjen e floririt, Z. Sali Berisha dhe Z. lir Meta, kur lexon paragrafin e parë të faqes "8" të apelit të Prokurores e cila thotë "... së treti, nuk ka asnjë të dhënë se shtetasit e kallëzuar Sali Berisha dhe lir Meta, mund të jenë autorë që të kenë patur lidhje me faktet e gjykuara.

Këtë pohim nuk do të kishte guximin ta bënin as avokatët e të dy të dyshuarve, të cilët nuk mund të anashkalonin në mënyrën kaq arbitrare, kaq të padrejtë dhe kaq të hapur provat direkte të dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, në të dyja rastet e vjedhjes së floririt, në mars 1997 dhe në dhjetor të vitit 1999. Aq më keq kur nuk i merr fare në pyetje këta dëshmitarë okularë, për të dëgjuar çfarë ata kanë parë.”

Dëshmia e Izet Haxhisë që fundos Berishën dhe Metën
Avokati gjithashtu ka zbardhur dhe dëshminë e ish-truprojës Izet Haxhia që SPAK duhet ta konsiderojë si të dhënë. “Nuk e konsideron te dhënë Prokuroria deklarimet e dëshmitarit okular Izet Haxhia i cili thotë se së bashku me 8 persona të terë të armatosur, nën komandën e tij, ishte urdhëruar prej ish Presidentit Sali Berisha të ruante Tunelet e Krrabës, objektin e sigurisë më të lartë të shtetit shqiptar ku ruheshin rezervat e arit te vendit si dhe arkiva "tepër sekrete" e shtetit? Nuk konsiderohet "e dhënë" dhe"provë" deklarimi i tij se një ditë më parë, domethënë në datën 12 mars 1997 Z. Sali Berisha më dha urdhrin Sonte (13 mars 1997) tërhiqu me gjithë forcat e tua nga ruajtja e tuneleve te Krrabës se do të vijë tjetër kush aty? Unë, deklaron dëshmitari okular lzet Haxhia, i kam larguar forcat duke zbatuar urdhrin, por nga ana tjetër isha i bindur që Z. Sali Berisha po bënte një plan djallëzor kundër rezervave të arit të shtetit.

Ndaj mbasi kam larguar forcat, kam shkuar në mënyrë të fshehtë dhe kam ruajtur se çfarë do të ndodhte. Ky dëshmitar jep emrat konkretë të personave që kanë shkuar te Tunelet e Krrabës dhe duke patur në duar 4 çelësat me kode dhe 4 çelësat mekanik të dyerve të tuneleve, i kanë hapur ato dhe kanë hyrë brenda tuneleve, ku më pas kanë dalë nga tunelet të ngarkuar rëndë me çanta të mëdha shpine ushtarake.

Vetëm me këtë provë të vetme "Organizata kriminale" e udhëhequr nga Z. Sali Berisha, në ltali, Gjemani, Francë e kudo, sikurse edhe në Shqipëri, nëse nuk do të bëhej fjalë për ish Presidentin e Republikës Sali Berishën, por për fshatarin e Krrabës, do të shkonin në burg jo vetëm për vjedhjen e thesarit te shtetit, por edhe për krijimin e organizatës kriminale dhe për kryerjen e krimit të rëndë nga kjo organizate kriminale”, shprehet avokati.

Dëshmitarja misterioze
Gjithashtu Idajet Beqiri ka zbuluar detaje dhe për një dëshmitare okulare që mund të tronditë pozitat e Metës dhe Berishës nëse hapet çështja. “Dëshmitarja okulare, e cila është e gatshme të dëshmoj, (por jo para Prokurores Manjola Kajana), se natën që është vjedhur floriri i Krrabës në dhjetor 1999, me helikopter, ka qenë i pranishëm edhe i ndjeri Kastriot Braho, ish truproja i Ilir Metës si dhe kolegu i tij Kastriot Koçi. Prej këtyre dy personave ajo ka mësuar se u ishin dhënë prej ish Kryeministrit lir Meta çelësat e tuneleve të Krrabës dhe kishin shkuar dhe i kanë hapur ato, kanë marrë arkat me flori dhe i kanë ngarkuar në helikopter.

"E kam kurrizin ende të nxirë nga rëndesa e arkave të mbushura me flori, i ka deklaruar i ndjeri Kastriot Braho, kësaj dëshmitare, duke i treguar gjithashtu mjaft e mjaft detaje të tjera se si më pas e kishin çuar dhe e kishin fshehur floririn e vjedhur. A e mori në pyetje këtë dëshmitare Prokuroria? Jo vetëm që nuk denjojë ta marrë në pyetje, por anashkaloi dhe nuk përmendi fare në vendimin e mosfllimit të procedimit penal, kallëzimin e bërë se i ndjeri Kastriot Braho, në kohën që Sali Berisha akuzoi Ilir Metën se "vitin e ri në dhjetor 1999 e festove me floririn e vjedhur në Krrabë", në një moshe fare të re, iku pa pritur dhe pa kuptuar nga kjo jetë!”, vazhdon Idajet Beqiri.

Provat janë aty
Gjithashtu avokati i njohur Idajet Beqiri e ka quajtur abuzive dhe të pavërtetë kundërshtimin e SPAK se akuzat e tij për vjedhjen e “Floririt të Krrabës” janë deklarata politike. Sipas tij, “edhe vet këta dy ish funksionarë të lartë të shtetit, Sali Berisha dhe llir Meta, nuk do ta merrnin dot guximin të bënin këtë konstatim dhe këtë konsiderim rreth deklaratave që kanë bërë në organin më të lartë ligjvënës të shtetit, si dhe me zë dhe me figurë në të gjitha mjetet audiovizive kombëtare të vendit për vjedhjen e floririt. Deklaratë politike mund të quhet një baltosje që njëri apo tjetri politikan i bëjnë njëri-tjetrit, por që në fakt nuk ka asgjë të vërtetë në deklarimet e tyre. Mirëpo në fakt, Shtetit Shqiptar iu është vjedhur thesari dhe jo me hipoteza, por fizikisht rezerva e floririt të thesarit të shtetit, u është pakësuar ndjeshëm pasuria kombëtare. Pra vjedhja ka ndodhur. Floriri është vjedhur pikërisht në dy muaj të viteve 1997 dhe 1999 kur çelësat e thesarit të shtetit i kishin Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me "deklarata politike", por me dëshmi direkte dhe indirekte që japin jo thjeshtë "indice", por prova të fuqishme për hetimin e çështjes dhe fajësimin e tyre”, u shpreh Beqiri.

Beqiri: Si po e shpërdoron detyrën SPAK
“Këto deklarata "politike", duke mos qenë të vetmet, sikurse pretendon në mënyrë abuzive Prokurorja, të marra të lidhura me faktin që realisht floriri është vjedhur në një sasi të konsiderueshme, gjë ka dëshmitarë okularë të cilët thonë mënyrën se si u vodh floriri dhe çfarë roli kishin në këtë vjedhje Sali Berisha dhe Ilir Meta që për të mbuluar këtë vjedhje janë eliminuar duke i larguar nga kjo jetë pjesëtare të "organizatës kriminale”, nuk mundet të mbyllen me papërgjegjshmëri, për të mos thënë me veprime haptazi në shpërdorim të detyrës nga Prokuroria, duke mos filluar procedimin penal. Gjithashtu avokati ka zbuluar se floriri i vjedhur ka karakteristikat dalluese të tij. Sipas tij, ekspertët specialistë, nisur nga karakteristikat e floririt të vjedhur, posaçërisht "lirat turke", janë në gjendje të thonë nëse është Floriri i Krrabës apo jo, ato sasi që edhe sot janë në tregun e shitjes prej biznesmenëve të ndryshëm shqiptar. Regjistrimi i procedimit penal, caktimi i një grupi ekspertësh nga ana e organit të akuzës për të bërë edhe sot një inventar të saktë të hyrje daljeve të floririt, nga njëri inventar, tek tjetri, nxjerrja e sakte e sasisë së vjedhur dhe asaj ekzistuese, llojet e monedhave të florinjta qe mungojnë në thesarin e shtetit, duhen bërë me domosdoshmëri, pasi ende edhe sot e kësaj dite as qeveria aktuale nuk e ka te qartë”, shkruan avokati.

Ku e kanë fshehur floririn Meta e Berisha?
Avokati Idajet Beqiri gjithashtu ka bërë një reagim të fortë. Ai tha se pas bërjes së këtij akt ekspertimi, si kallëzues merr përsipër të paraqes prova me emra konkretë të personave, numrat e telefonit dhe dyqanet ku vazhdon dhe sot shitet floriri i vjedhur për llogari të Berishës dhe Metës “Pas bërjes së këtij akti ekspertimi, unë kallëzuesi, marr përsipër të paraqes prova të tëra me emra konkret të personave, me numrat e telefonit të tyre, me dyqanet ku edhe sot vazhdon të shitet floriri i vjedhur për llogari të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, dyqane që janë brenda vendit dhe jashtë vendit, duke këmbyer atë në euro dhe në dollarë. Sali Berisha dhe lir Meta, para se të vinin dorë mbi floririn e Krrabës së bashku me "Organizatën kriminale, nuk i kishin pasuritë që disponojnë sot.”

Pasuritë e Berishës
“Këto pasuri ata i kanë vënë me shitjen e monedhave te floririt te Krrabës. Unë nuk kam qasje në banka dhe në Kadastër, sepse jam një qytetar i thjeshtë, dhe jo një përfaqësues i organit të akuzës apo të Gjykatës për të verifikuar pasuritë e Sali Berishës dhe të ilir Metës. Por i kam afruar SPAK në kallëzim që të verifikojë faktin se Sali Berisha dhe familja e tij, në vitin e pare të deklarimit të pasurive në vitin 2003, deklaroi një apartament në Rrugën.

"L. Myzeqan". Krahas shume pasurive dhe të hollave të tjera, për të cilat nuk kam akses ti marrë dhe t’ia vë në dispozicion SPAK, ka të regjistruara në Kadastrat e Shqjpërisë23 (njëzetë e tre) apartamente me sipërfaqe nga 100-200 m2, një Vilë në Gjirin e Lalzit; si dhe pasuri të tjera të paluajtshme, si dyqane; Katin e 14-të të Pallatit pranë RiVSH, Rruga "Mustafa Matohiti", të cilin e përdor për zyra; si dhe Llogarite bankare ne Tirana Bankë, Intesa San Paolo Bank, Raiffeisen Bankë të cilat në total kapin shifrën e 2 miliard dollarëve. Dhe në këto shifra bëhet fjalë për pasuri të deklaruara, në një kohë që pasuritë e fshehura dhe te regjistruara ne emër të personave të tjerë, kapin shifra të frikshme. A mbulohen këto pasuri me te ardhurat e ligjshme. A i ka deklaruar të gjitha këto të ardhura të kthyera në pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare ?

Pasuria e Metës

E njëjta situatë është edhe për Ilir Metën, i cili ende vazhdon të shesë floririn e Krrabës dhe të vërë me të pasuri te patundshme dhe llogari bankare. Ai disponon një Vilë në Golem, të cilën është blerë pas vjedhjes se floririt të Krrabës, në shumën prej 60 mijë USD dhe në vitin 2006, Ilir Meta e shiti atë 300 mijë euro. Ne vitin 2010 ka blerë një apartament në shumën prej 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. Ilir Meta ka të regjistruara në kadastra edhe Vilë në Gjirin e Lalzit;  Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2; Apartament banimi në Durrës; apartament banimi në Tiranë 99 m2, Apartament banimi ne Tirane 75 m2; apartament banimi ne Tirane 69 m2, Apartament banimi ne Tirane 103 m2; Apartament banimi në Tiranë 94 m2, Apartament banimi në Tiranë, Njësi tregtare 107 m2, Njësi tregtare 63 m2; Njësi tregtare 172 m2, Garazh 318 m2, Garazh 17 m2; Llogari bankare qê llogaritën në 2,5 miliardë dollarë, etj./SOT

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SONA: 07/02/2023 08:53

    KENI 30 VJET QE THONI DO ARRESTOHEN DO ARRESTOHEN...DO KAPEN PESHQIT ETJ ETJ....PO KETO KELLIRA JANE AKOMA NE POLITIKEN SHQIPTARE.....KESHTU QE PO NUK U ARRESTUAN KESHTU DO VAZHDOJE KJO HISTORI ME KETO POLITIKANE HAJDUTA E MASHTRUSA......KANE 50 VJET QE VJEDHIN DHE PRAP VAZHDOJNE...FIRMA PIRAMIDALE..... FLORI....ARME.......E SHUME E SHUME TE TJERA E KY POPULL DEL NE PORTESTA QE ORGANIZOJNE POLITIKANET....LOSSERS NUK BEHET SHQIPERIA ME SHQIPTARE JO

    Përgjigju
  • Iris: 07/02/2023 05:03

    Z,Beqiraj,vjedhjes se floririt i duhet shkuar deri ne fund,por me pare duhen verifikuar faktet.E keni idene sa peshon floriri?Disa here ne shkolle ne kimi kemi patur rast te provojme te mbajme ne dore nje pllake plumbi te paster me madhesine e trashesine e nje fete buke si ajo qe kushtonte 50 leke dikur dhe ishte tmerresisht e rende.Plumbi ka peshe te perafert me arin,pra eshte shume i rende.S'ka burre ne kete bote qe te jete i zoti te ngreje i vetem nje arke me ar,duhet te kesh karroce,ose nje shok per ndihme.I vetem mund t'a ngresh po te jesh peshengrites profesionist, mundesisht i peshave te renda si Ilir Meta ne mos gaboj.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/02/2023 19:57

    Ok Idajet Beqiri.Jan fakte reale për 3 milion Shqipëtar,Por jo për SaliHajdutin & LikeFloririn si dhe të SPAK të TREDHUR prej tyre që 92.DRREJTËSIA KA VDEKUR NË SHQIPËRI SA TË JET GHALLË DHE NË PLITIKË SB.DREJTËSIA 100 % DHJET GJAK PREJ SB.Nuk ka zot që e ÇAN DREJTËSINË E KORRUPTUAR DHE TË DEGJENERUAR TË SB.Sb po tallet edhe me SHBA+BE..të cilat drejtojnë e monitorojnë drejtësinë që nga 2016 e në vazhdim. -Vetëm TOPI MATO GRUDËS I VËRTET I ÇAN SB,IM DHE DREJTËSINË..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla