Avokati i Çelmetës: Janë marrë
me thashetheme, s'kanë prova

Avokati i Çelmetës: Janë marrë <br />me thashetheme, s'kanë prova
TIRANE- Eshtë dashur një ditë kohë që i akuzuari kryesor i dosjes "METE" Roland Çelmeta, të marrë një avokat. Gëzim Veleshnja, si avokat i të pandehurit, pohoi dje se hetimet që bëri policia dhe prokuroria nuk kanë fakte dhe nuk janë të vërteta.

"Zyrtarët nuk janë kapur në flagrancë, por janë arrestuar gjatë kohës që ishin në krye të detyrës, madje dhe përgjigjemt telefonike që janë bërë për Roland Çelmetën nuk kanë lidhje me rryshfetet që pretendon prokuroria",- tha Veleshnja. Avokati tha se prokuroria ka hetuar mbi 3 episode, përgjime telefonike të Çelmetës, i cili ka komunikuar me inspektorët e tij,të cilat s'kanë të bëjnë me ndonjë shkelje, pasi ai ka kryer detyrën e tij. Një nga episodet është rasti kur Çelmeta në linjë telefonike i thotë një inspektori: "Turruni për kontroll", episodi i dytë "Lëre atë pikë mos ik se ka shkuar Telja dhe e ka marrë bukën aty para tre muajsh", dhe i fundit "Shko aty, se ai të respekton, është miku ynë".

"Të treja episodet ku Çelmeta flet me vartësit e tij, nuk janë bërë aspak për rryshfete apo ndonjë shkelje të ligjit, ai ka bërë detyrën dhe i ka dhënë urdhër inspektorëve të kryejnë detyrën e tyre",- theksoi avokati Veleshnja. Sipas tij Roland Çelmeta nuk është përfshirë në afera korruptive apo të këtë bërë biseda pazaresh, ndaj ato janë të pafaktuara. Ndër të tjera avokati ka ngritur pretendimet se të gjitha përgjimet telefonike që ka bërë prokuroria ndaj tij nuk nënkuptojnë shkelje të ligjit ndaj dhe duhet të rrëzohen si fakte. I pyetur nga Shqiptarja.com, Gëzim Veleshnja tha se çmimi për një kalibrim të një njësie matëse varion nga 8 mijë deri në 30 mijë lekë të vjetra, procedurë kjo që kryhet vetëm një herë në vit. "Kjo gjë rrëzon dhe zërat që pretendojnë se inspektorët e kalibrimit dhe të meterologjisë marrin si rryshfet nëpër biznes shumat nga 500 deri në 1 milion lekë"- tha avokati. Pas vendimit të gjykatës çështja e zyrtarëve të arrestuar do të kalojë këto ditë për apelim",- përfundoi Veleshnja.
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi