TIRANË- Nga nesër, deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të kontrolluar nëse në biznese ka rritje abuzime të çmimeve, si pasojë e luftës si edhe për të parë nga afër nëse po zbatohen pikat e paketës së Rezistencës së Sociale. Kjo është detyra që u ka ngarkuar kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme me grupin socialist. Deputetët, krah ministrave do të ushtrojnë kontrolle biznese në të gjitha bashkitë në vend.
“Edhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra”, tha kreu i grupit socialist Taulant Balla.
Socialistët nesër do të bëjnë një mocion me debat me deputetët demokrat në Kuvend, që pritet të zgjasë për gati 3 orë. Kryeministri Rama nuk pritet të jetë në sallë për shkak se do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s në Bruksel, ku do të flitet për luftën në Ukrainë, prandaj në seancës se së nesërmes do të jenë të angazhuar të gjithë deputetët për t’i kthyer përgjigje demokratëve.
Qeveria ka prezantuar një Paketë të Rezistencës Sociale të përbërë prej 7 pikash, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në një kohë kur lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e para duke u reflektuan në rritjen e çmimeve të karburanteve, por edhe të produkteve të shportës. Për opozitën, kjo paketë nuk është e mjaftueshme, madje e kanë quajtur si një tallje për qytetarët.
1. 36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2. Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë përfitues)
3. 14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4. 5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
5. Nga muaji prill:
- Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
- Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
- Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6. Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7. 200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se janë të gatshëm për të diskutuar dy çështjet e kërkuara nga opozita, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre. Pati një ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është ezauruar. Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Historikisht për PS, edhe pse vij pas një takimi me shqiptarë që jetojnë në Athinë që me të drejtë insistojnë për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kjo ka qenë kërkesa e vetme kur është bërë fjalë për reforma zgjedhore. I takon KQZ për të ecur përpara për votën e diasporës. Flasim për një koncept të ri. Shqiptarët janë pjesë integrale e shoqërisë dhe kanë vlerën për t’u shprehur me votë. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë. Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Unë nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Bashës. Për ne më shumë rëndësi ka paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj”, tha Balla.
Deputetët e PS do i bashkohen ministrave për kontrollin e situatës së rritjes së çmimeve. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se masat e parashikuara në Paketën e Asistencës Sociale, respektimi i tyre do të kontrollohet në terren nga deputetët e PD.
"Aktet Normative kanë hyrë tashmë në fuqi dhe po zbatohen. Deputetët do t';i bashkohen ministrave për të certifikua masave të marra nga qeveria për të kontrolluar respektimin e çmimeve, qoftë ato të karburanteve dhe qoftë ato ushqimore. Edhe grupi parlame4ntar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra.
Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territori", tha Balla.
Nuk e di kur nje socialist i ndershem me shtylle kurrizore jo nga ato jo vertebroret (qe jane bere shume se fundmi) kupton se duhet ndare racionalja nga iracionalja... se kur eshte mjaft eshte mjaft...
PërgjigjuBravo vucici shqipfolës kështu fundoset vendi o km bq
Përgjigju"Pateka" ne kohen e "kecit"! Do nisen deputetet tane per sherbim neper zona. Dy foto dhe nje video per propogande dhe tre keca te pjekur per kok kur te shtrohen per dreka e darka si derrat. Pa do harxhojne karburant, dieta per vete dhe shofere e badigarde. Me mire nuk ka. Thjesht nuk u mor besh, kush i dergon keta per kontroll Partia apo Kuvendi? Zot na ruj bazen tone, e cila do prese e percjelle ca te deleguar nga ministrite me radhe, drejtori pa fund dhe tani kapaku ne krye "oh na erdhi deputeti"!
PërgjigjuPse neser dhe jo sot?
PërgjigjuPune e pacte ministrave! Pune e palodshme
PërgjigjuPer te gjithe komentuesit, rrofte partia e punes me ne krie shokun edi
Përgjigjugje shume mire e menduar nga qeveria nxjerja e deputeteve per te pare nese abuzohet me cmimet per qytetaret , duhet vazhduar si nisem qe te ket rezultat sa me te shpejte
PërgjigjuSot sdalin dot?
Përgjigjusa donkishoteske nga deputete, dhe plehra te tjera te ketoj kallepi! hipokrite dhe sa per show. keta tamam qe i mban populli mbi kurriz.
Përgjigjuthe mora vesh po ehste tamam te nxjerresh don kishotin e Sanco pancen si nje here e nje kohe. idioteske deri ne marezi. eshte tamam per te ardhur keq per ate popull. nejse ceshtje pikpamjesh.
esht e vetmja qeveri e cila po nxjer deputetet per te shikuar zbatimin e ligjit ne terren qe tregtaret te mos fitojn ne kurriz te popullit, duhet vleresuar jo shar
Gjeja me e mir qe duhej bere per te ruajtur kostot pa u rritur
PërgjigjuKy kontroll eshte vertete i nevojshem.ne kete menyre mban nen kontroll shume abuzues te cilet abuzojne me cdo gje.
PërgjigjuPune e mire dhe e suksesshme qe e bejne cilesine në cdo detaj????
PërgjigjuJa keni qi ropt.
PërgjigjuMbani gojen e mos shani se kaq dini t beni ju. Pa lidhje
Miliona paguhen nga taksat e shqiptarève, pèr njè administratè, qè ka pèr detyrim kushtetues, mbarèvajtjen dhe funksionimin e sè pèrditshmes. Deri kètu, jemi tek teoria e njè shteti funksional. Nè shtetet e rèna, ato tallava si ky yni, çdo gjè QELBET NGA KOKA. Kryeministri me dordolecèt e tij qè dinè vetèm ti bèjnè fresk, luajnè teatèr tè pèshtirè. E patè si i pèrveshèn mèngèt? Tani i erdhi fundi hajdutèrisè. Tani, do bèjmè shtet. Taulant Pallat e rrethinave tè Librazhdit, do na ruajnè nga abuzuesit. Kèta janè tè degjeneruar komplet. I kujtojnè shqiptarèt rrota k... Luga bosh e mashtruesve dhe demagogève, do na ngopè pèrsèri. Nga darka, do dalè kryeministri me videon e re nè Facebook, ku do na urojè njè ditè tè mbarè, me pamjet nga trau i Kastratit tek rruga e kombit. PPP dhe KÇK. Pèr tè "kontrolluar" atè qè kemi vjedhur vetè, do dèrgojmè Pallèn nga Librazhdi. Qeveri leshi.
PërgjigjuHahahaha te qenka kthjelluar gjykimi o jorgo... per pak te mora per marionette mavi
Per here te pare kemi nje qeveri qe eshte ne terren per qytetaret dhe per te ndaluar abuzimet qe mund te ndodhin. Qeveria e tanishme po mundohet te mbaj nje stabilitet per shtak te gjendjes shume te trazuar ne shoqeri dhe mendimet apo teorit jo te verteta qe duan te perhapin. Te presim rezultatin e ketij vezhgimi per te bere dhe nje perfundim.
Ky kontroll me duket nje gje shume e rendesishme per te pare se kush abuzon me cmimet.Dhe nese nje biznes abuzon me cmimet me duket shume ide e mire ajo qe Kryeministri une tha :”Do i mbyllet biznesi”. Mirenjohje per ju????
Përgjigjueshte me mire te dalin dhe deputet te flasin dhe ata bravo
PërgjigjuBravoo..Vetem te bashluar mund tja dalim kesaj lufte qe po perjeton e gjithe bota...
Përgjigjueshte me ndryshe kur dalin dhe kta deputetet se e marin me seriozisht dilni dhe mos lejoni te vendosin cmime sipas qejfit tyre
PërgjigjuShume mire me kete vendim se qytetaret kane nevoje per pak stabilitet dge transparenc dhe ju po mundoheni te na e jepni. Bravo!
PërgjigjuTe gjithe bashke per nje pune me te mire
Përgjigjubravo qe do dilni te beni kontrolle qe te mos spekullohen me cmimet
PërgjigjuEdhe Shkodren ja la Rama ,Berishes,me qellim qe te eleminiojne plotsisht e me lehte Bashen,se i kishte frike se ja merrte pushtetin me vone .Poshtersi e ketyre politikanve
Përgjigju