GREQI- “Charalambos detyroi mamanë e Carolines të paguante arkivolin”, ky është detaji të cilin nxori në sipërfaqe avokati i familjes së 20-vjeçares, për vrasësin e saj të pamëshirshëm i cili i mori jetën teksa ajo po flinte paqësisht për mos t’u mos u zgjuar më kurrë.
“Unë një gjë po dua të them dhe besoj se do të tronditeni ashtu siç u trondita edhe unë dje, Charalmabos detyroi mamanë e Carolines të paguante arkivolin e saj. Nuk dua të flas më shumë se s’dua të humb kontrollin”, tha avokati i revoltuar në një emision televiziv në të cilin ishte i ftuar për të folur mbi zhvillimet e fundit të ngjarjes së rëndë.
Sipas mediave greke, Caroline prej kohësh po kërkonte një shtëpi pranë qendrës së kryeqyteti për t’u larguar nga bashkëshorti dhe për të nisur një jetë të re me vajzën e tyre të vogël. Por ëndrra e saj u pre në mes, nga duart e 32-vjeçarit i cili nuk mëshiroi asgjë...
Ajo e ka ndjerë...kishte frikë nga ai, kishte frikë nga vetë bashkëshorti i saj që 2 vite më parë të lumtur iu betuan njeri-tjetrin për dashuri të përjetshme dhe sollën në jetë frytin e saj.
Psikologia e Caroline tregoi të vërtetat e hidhura, mbrapaskenat e marrëdhënies së çiftit, pjesët e errëta të marrëdhënies së tyre dhe frikën që ndjente Caroline pranë Charalambos.
Psikologia tregoi se e kishte këshilluar Carolinen t’i tregonte nënës së saj, për bashkëshortin, por ajo i tha se nuk donte ta zhgënjente dhe se kishte bërë një zgjedhje të gabuar që do ta rregullonte vetë.
Këto janë vetëm ditët e para të pilotit mbrapa kangjellave të qelisë VIP dhe hetimet për jetën luksoze, makinat, shtëpitë e shtrenjta sapo kanë filluar.
Kanë kaluar rreth 50 ditë nga mëngjesi, ku piloti i pamëshirshëm i mori jetën gruas së tij, Caroline me një jastëk teksa ajo po flinte dhe më pas shpiku një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër te viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare.