Avokati i Popullit, Endrit Shabani, inspektoi sot Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të parë nga afër kushtet e jetesës së pensionistëve dhe sfidat e këtij sektori në mbarë vendin.
Pas inspektimit, Shabani bëri një propozim konkret: pasuritë e konfiskuara nga SPAK të kthehen menjëherë në shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit.
Shifrat e bëjnë propozimin urgjent. Shqipëria ka vetëm 6 qendra publike rezidenciale për të strehuar të moshuarit, me kapacitet 330 vende, ndërsa mbi 60 mijë të moshuar jetojnë vetëm.
Aktualisht nevojat janë më të larta se sa vendet e lira.
Ndërkohë shteti zotëron 63 ndërtesa të konfiskuara nga krimi: hotele, vila, apartamente.
"Vetëm këtë vit SPAK ka konfiskuar 2 milionë euro pasuri të krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike mund t'i vënë këto prona dhe pasuri në shërbim të të moshuarve,”-tha Shabani.
Gjatë inspektimit, Avokati i Popullit konstatoi edhe mungesë stafi mjekësor dhe infermierësh, si dhe mungesë mjedisesh trajtimi për të moshuarit me probleme të rënda shëndetësore.
Komente











Ke evidentuar një problem të madh social Endri.Shteti duhet të bëjë më shumë për të moshuarit që jetojnë vetë.P.sh në Korçë ka një qendër private për të moshuar me administrator të huaj,ku ndonse pagesa është disi e lartë,ka kërkesa të shumta.Jo çdo kush i ka këto kunfësi,ndaj dhe është vënë re fenomeni që gjenden herë pas here të.moshuar pa jetë në shtëpi.Propozimi juaj është konkret dhe janë të gjitha mundësitë,që duke i paguar shtetit pensionin në këto qendra të gjendet një zgjidhje e përshtatëshme.
Përgjigju