Avokati i Popullit, ndihma
për Kukësin nga xhepi i vet

Avokati i Popullit, ndihma<br />për Kukësin nga xhepi i vet
Nga pagat e tyre punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit shpërndajnë pako me ushqime në familjet e bllokuara në Kukës.

Avokati i Popullit Igli Totozan sot ka udhëtuar me stafin e tij në drejtim të qytetit të Kukësit ku është takuar me prefektin Elez Macci. Qëllimi i udhëtimit të Avokatit të Popullit ka qenë këtë here krejt human dhe jo për inspektim se si po ndërhyjnë institucionet për menaxhimin e situatës në zonat e bllokuara që mëse 2 javë. Sic pohon edhe vetë zoti Totozani në prononcimin për mediat.

“Sot në Kukës ardhja ime është një sensibilizim ndaj familjeve që vijojnë të jenë të bllokuara prej ditësh. Stafi I institucionit, që përfaqësoj ndonëse është i vogël me vetëm 45 veta,së bashku me mua kemi kontribuar nga rrogat tona para për të blerë ushqime,të cilat do ti shpërndajmë në bashkëpunim me institucionet vendore tek familjet më në nevojë”.Më tej Totozani shtoi se – “Në takimin që pata me prefektin Macci e pyeta a ka persona të pa strehë në Kukës por Prefekti më informoi se nuk kemi persona të tillë. Gjithsesi ne kemi organizmat tanë dhe do të bëjmë vete inspektimet në terren.

Sipas Totozanit “kemi grumbulluar kryesisht ushqime për banorët si vaj, makarona, sheqer, oriz etj, si dhe kemi sjellë edhe cizme për banorët. Avokati Popullit u bëri apel të gjithë qytetarëve në mbarë Shqipërinë të kontribuojnë për zonat e bllokuara nga dëbora. Ai kërkojë që të sensibilizohemi në këtë ditë me të vërtet të vështira që po kalojnë mira banorë nën mëshirën ë dimrit të ftohte dhe trashësisë së madhe të borës.

I pyetur nga Shqiptarja.com se si vlerësohet nga ana e institucionit të Avokatit të popullit menaxhimi I situatës nga institucionet, Totozani u shprehe se ne kemi inspektorë të kësaj fushë dhe do të ndjekim hap pas hapi këtë proces,por është ende herët të flitet për mënyrën e menaxhimit pasi banorët janë të bllokuar dhe do të përbënte një luks më vete nëse do të dalim në këto momente me një qëndrim të tillë. I shoqëruar nga punonjësit e tij si dhe prefektin Macci Avokati Totozani ka shkuar familje më familje për të dhuruar pakot me ndihma ushqimore dhe veshmbathje.

Është hera e dytë që shpërndahen ndihma ushqimore në familjet e bllokuara nga bora në Kukës,ku një dy ditë më parë ishte Kryqi i Kuq Shqiptarë që ka bërë një gjë të tillë,ndërsa ndihmat nga institucionet shtetërore akoma nuk kanë nisur me pretekstin e Shtabit të Emergjencave në Kukës se nuk kemi familje që kanë nevojë për ushqime por vetëm problem është hapja e akseve rrugore,ndërsa burimet e mara nga kontaktet me banorët dhe kryetarët e komunave,vetëm në rrethin e Kukësit që para 5 ditësh kanë lëshuar alarmin për ndihma ushqimorë 600 familje të ngujuara nga bora.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë