TIRANE- Qeveria vendos të bëjë ndryshime në ligjin për Avokatin e Popullit. Kështu ndryshimi i parë ka të bëjë me faktin e zgjedhjes së kreut. Në nenin 9 ndryshon sipas këtij varianti ku “Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda një muaji nga mbarimi i funksionit. Avokati i Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të nenit 7, të ligjit. Kur Avokati i Popullit jep dorëheqjen, vdes, shkarkohet apo është në pamundësi të kryejë detyrat, komisionari më i vjetër në detyrë kryen funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit”.
Ndërkohë që në fund të nenit 28 shtohet paragrafi: “Nëse raporti vjetor ose raportet e veçanta nuk diskutohen nga Kuvendi, brenda një muaji nga data e depozitimit, Avokati i Popullit ka të drejtë të publikojë raportin”. Ndërsa neni 29 ndryshohet me “Avokati i Popullit kontribuon në përgatitjen e raporteve të shtetit shqiptar për organizmat ndërkombëtarë, në zbatim të konventave të ratifikuara nga shteti shqiptar lidhur me të drejtat e liritë e njeriut në Republikën e Shqipërisë.
Avokati i Popullit, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të interesave të ligjshëm të individit, nxit kërkimin shkencor në këtë drejtim. Avokati i Popullit nxit përfshirjen e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë dhe në legjislacionin në fuqi në programet mësimore si dhe zbatimin e tyre në institucionet arsimore”.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com