Avokati i Popullit, PS seancë
dëgjimore me 12 kandidatë

Avokati i Popullit, PS seancë<br />dëgjimore me 12 kandidatë
TIRANE- Partia Socialiste po zhvillon seancën dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur për postin e kreut të Avokatit të Popullit.  Midis emrave që do të shpalosin vizionin e tyre janë njerëz të cilët kanë pasur përvojë në institucionin e Avokatit të Popullit, figura të njohura që kanë lidhje me Partinë Socialiste dhe nuk mungojnë as juristët me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në power point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

Dëgjesa është e hapur për median.

Lista e përzgjedhur e 12 kandidatëve për Avokatin e Popullit janë
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj


Ksenofon Krisafi sugjeroi përmirësimin e legjislacionit të Avokatit të Popullit në funksion të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve.  ‘Fusha e ndërhyrjeve në veprimtarinë e Avokatit të Popullit është mjaft e gjerë. Të implementohet sa më mire kodi evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Besnik Dervishi tha se “Transparenca e Avokatit të Popullit është gurë themeli për demokracinë.. Brenda normave kushtetuese Avokati I Popullit duhet të jetë faktor neutral, të mbrojtë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Përparim Kabo tha se “Brenda normave kushtetuese, Avokati i Popullit duhet të jetë faktor neutral. Filozofia ime është e drejta e jetës, e pronës, dhe për t'u shprehur të lirë"

Më 8 dhjetor përfundoi faza e parë e përzgjedhjes së kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit duke përzgjedhur nga lista e 33 kandidatëve, një listë të dytë me 12 emra.  “Pas një hulumtimi të vëmendshëm të dosjes së çdo aplikanti për t’u përzgjedhur si kandidat apo kandidate për Avokat të Popullit, komisioni përzgjedhës ad-hoc thërret për fazën e dytë në dëgjesën publike të së hënës datë 12 dhjetor 2011”,- thuhej në njoftimin për mediat nga anëtarët e komisionit të asaj date.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin