Avokati i Popullit thirrje për caktimin e minimumit jetik në Shqipëri: 18 500 lekë në muaj, ushqimet bazike!

Avokati i Popullit thirrje për caktimin e minimumit jetik në Shqipëri: 18 500 lekë në muaj, ushqimet bazike!

Sheshi Skënderbej në Tiranë

Një qytetari shqiptar i nevojiten 18.500 lekë në muaj për të siguruar ushqimet bazike. Ky minimum jetik është përllogaritur nga Avokati i Popullit i cili duke paraqitur në Kuvend raportin e tij kërkon që qeveria ta miratojë këtë prag.

“Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik”-thuhet mes të tjerash në raportin që Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvend.

Ndërkohë shumë prej pensionistëve marrin një pension më të ulët mujor se kjo shumë e përcaktuar për minimumin jetik. Gjithashtu edhe ndihma sociale është shumë më e ulët se ky prag i llogaritur.

Avokati i Popullit e cilëson të pajustifikueshme mungesën e përcaktimit të minimumit jetik i cili sipas tij duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë.

Në rast se një raport i tillë, do të miratohej në Kuvend, atëherë pagesat për kategoritë në nevojë dhe pensionet do të rriteshin në pragun e këtij minimumi jetik.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2023 00:53

    /Meri/,une nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk i di si jane cmimet,por le te supozojmese se ne ushqimet baze futen nje pako sheqer,nje pako oriz,nje pako makarona,nje shishe vaj,nje pako fasule,nje shishe qumesht,buka dhe ndonje konserve.Qe te blesh keto e paskan llogaritur qe duhet te kesh 18.500 L/muaj.Nese nje familje nuk eshte ne gjendje te bleje keto,atehere quhet si kur eshte nen minimumin jetik te mundshem te jeteses.Natyrisht qe kur kane llogaritur kete, nuk kane marre parasysh dhe shpenzime te tjera si ilace,qera,billa sherbimesh si uje drita,taksa,transport,veshje,etj.Kjo perllogaritje eshte e pasakte dhe larg realitetit per mendimin tim.

    Përgjigju
    • Meri: 10/05/2023 08:45

      Faleminderi për durimin,që më shpjegove se ç'far do të thot: minimum jetik,por...,nuk mund të shkruhej më thjesht (jetë minimale)?.Kalofsh nji dite të bukur.

  • Meri: 09/05/2023 21:16

    E keni bër gjuhën shqipe ( turli) shkruani fjalë që na duhet përkthues kur lexojmë.Ushqimet bazike = ushqimet baz,minimum jetik,nuk arriva ta kuptoj se ç'far kuptimi ka.Ju lutemi,shkruani pak më thjesht,që të kuptojmë edhe ne,injorantët,faleminderit.

    Përgjigju
  • Minimumi: 09/05/2023 20:27

    Minimumi jetik eshte minimumi 30,000 lek (230-250€) nese duan te flasim realisht !

    Përgjigju
  • Turi: 09/05/2023 17:34

    Jo or jo se ato leke nuk dalin as per ilace ju duhet ta beni pensionin minimal 30 000 leke ne muaj se po vdesin pensionistat per buke , keta njerez kane punuar 50 vjet per kete vend qe ju e vodhet gjate ketyre viteve o politikane mbeturina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes