Avokati i Popullit zgjidhet anëtar i 2
bordeve ndërkombëtare për të drejtat
Avokati i Popullit, Igli Totozani, është zgjedhur anëtar i dy bordeve më të rëndësishme të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
GJENEVE- Avokati i Popullit, Igli Totozani, u zgjodh sot në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, anëtar i dy bordeve të rëndësishme, pjesë e sistemit që siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut me Zyrën e Komisioneres së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut: Bordit të Rrjetit Rajonal Europian dhe Bordit Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar për Koordinimin e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (KNK).
Këto vendime u morën në ditën e dytë të Sesionit të 26 të KNK, në 7 maj 2013, e cila iu rezervua takimeve të katër grupeve të mëdha të rrjeteve rajonale të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut: Rrjeti Afrikan, Rrjeti i Vendeve të Kontinentit Amerikan, Rrjeti i Azisë dhe Pacifikut, dhe Rrjeti Europian.
Rrjeti Rajonal Europian është i përbërë nga 40 anëtarë, përfshirë dhe institucionin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë. Gjatë takimit të sotëm, u përzgjodhën me votim të fshehtë anëtarët e Bordit drejtues të këtij Rrjeti, i cili në tre vitet e ardhshme do të përbëhet nga 6 anëtarë: Igli Totozani dhe përfaqësuesit e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Skocisë dhe Gjeorgjisë. Rrjeti Rajonal Europian e kryen aktivitetin e tij në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Europës, me struktura të tjera europiane, me
OSBE/ODHIR, si dhe me strukturat e OKB-së. Rrjeti koordinon ndërhyrjet strategjike, që synojnë politika dhe litigime për të drejtat e njeriut në rajonin e Europës.
Nga 6 anëtarët e Bordit të Rrjetit Rajonal Europian, 4 prej tyre, përfshirë dhe Avokatin e Popullit, Totozani, u votuan për të përfaqësuar këtë Rrjet në Bordin Drejtues të Komitetit Ndërkombëtar për Koordinimin e Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (KNK), bord i cili përbëhet nga 16 anëtarë.
Ky Komitet, aktualisht me 103 anëtarë nga vende të ndryshme të botës, është krijuar që në vitin 1993 për të koordinuar institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut dhe për t'i nxitur ato të zbatojnë Parimet e Parisit. Në të njëjtën kohë nëpërmjet Nënkomitetit të tij për Akreditimin, KNK shqyrton dhe akrediton institucionet e të drejtave të njeriut në nivel kombëtar në raport më përmbushjen e Parimeve të Parisit.
Në maj të 2012, Avokati i Popullit është zgjedhur gjithashtu anëtar i Bordit Administrativ të Organizatës së Ombudsmanëve të vendeve të Mesdheut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15