Alban Qafa, avokati i Emiliano Shullazit e cilëson denoncimin e gruas biznesmene se i është grabitur prona 1 milionë euro, si artificë të organit të akuzës për të mbajtur në burg klientin e tij. 

"Marrja e 1 kallëzimi nga një shtetase që kurrë s'ka pasur ndonjë marrëdhënie për ndonjë pronë tek kafe Flora me Gilmando Dani dhe Emiliano Shullazi dhe asnjë proces gjyqësor për ndonjë pronë të pretenduar nga ata, është një artific e sforcuar e organit të akuzës, për të justifikuar arrestimin e tyre", tha ai sot për mediat.  

Sipas tij, nuk ka asnjë pronë të blerë nga Gilmando Dani tek zona e ish Kafe Florës apo tek Zogu I Zi. 

"Nuk ka asnjë shtetas qe ti ketë shitur Gilmando Danit ndonjë vilë për 1 milionë euro tek kafe Flora. Gjithçka bëhet për të justifikuar arrestimin e tyre pa asnjë provë duke i  dhënë lajme të pavërteta opininionit publik. Kjo për shkak se në datë 5 bëhet gjykimi i masës së arrestit në Apelin e Krimeve të Rënda dhe duan të ndikojnë në vendimin e gjykatës me lajme hipotetike për prona që as Gilmado Dani dhe as Emiliano Shullazi nuk kanë. As tek Zogu i Zi dhe as tek Kafe Flora", tha Alban Qafa, avokati mbrojtjës i Emiliano Shullazit.

Gruaja rreth 50 vjeçe ka trokitur në dyert e hetuesve për të dëshmuar kundër Emiliano Shullazit.

Ajo pretendon se nën kërcënimin për jetën asaj i është marrë një pronë në Tiranë me vlerën e tregut prej 1 milion euro dhe kjo pronë i është kaluar në favor shtetasit Gilmando Dani njohur si shok i Shullazit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com