Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u tha Mishetiç gjyqtarëve.
Mishetiç përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi ka bërë thirrje kundër dhunës. "Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë”, citoi avokati. Ai shtoi se prokuroria po tenton të hedhë poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve.
“Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marrë parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione. Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Akuza shpërfilli provat dhe dëshmitë! Dënimi do të përbënte një padrejtësi historike










