Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka rikthyer një deklaratë të mëhershme, në të cilën 28 Nëntorin e cilësonte si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Thaçi ka uruar shqiptarët që këtë festë ta kremtojnë të bashkuar, me krenari dhe dinjitet, ndërsa ka shprehur edhe besimin se nëntorët e ardhshëm do t’i festojë së bashku me ta.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar.


Lajmi kryesor:

Politika uron 114 vite shtet, Rama: Më afër BE se kurrë! Rubio: Partneritet i fortë! Veliaj e Meta urojnë nga qelia, Berisha mesazh për protestën! Urime edhe nga Kosova e NATO