Avokati: Jam me opozitën, por bashkitë e humbura në 30 qershor duhen dorëzuar

Avokati: Jam me opozitën, por bashkitë e humbura në 30 qershor duhen dorëzuar

Avokati Esmerald Xhafa

TIRANË- Avokati Esmerald Xhafa i ka cilësuar si skena të turpshme ato që ndodhën në Devoll, ku kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit u detyrua të futet në ambientet e Bashkisë duke çmontuar bravën e derës.

Xhafa sqaron se mbështet kauzën e opozitës, por shprehet se nuk është kurrsesi dakord me qëndresën dhe me urdhrin nga PD-ja qendrore për moslirimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë. Sipas tij, bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit ua heq të drejtën demokratëve për qëndrimin në atë zyrë dhe duhet t'i lirojnë ato në mënyrë sa më dijnitoze.

Reagimin Xhafa e mbyll duke thënë se tani e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës është që të presë që ligji të thotë fjalën e fundit. 

Reagimi i plotë
Sot në Bilisht, u betua kryetari i ri i Bashkisë Devoll.Skena shume e turpshme per marrjen e detyres,degjova edhe deklaraten e Kryetarit ne detyre i cili deklaronte se nuk do e lironte zyren dhe nuk do lironin ambientet pasi nuk i njohin votimet etj etj. Mendoj se kjo ka qene shfaqja me e keqe e demokracise, une kam marre pjese ne protestat e zhvilluara nga opozita dhe do marr pjese ne cdo proteste qe do zhvillohet ne te ardhmen,por kurrsesi nuk mund te ligjeroj dhe te mbeshtes kete sjellje te kesaj natyre.

Institucionet folen, ata qe moren pjese ne zgjedhje fituan dhe more mandate, tani ata kane legjitimitetin dhe gjithe te drejten e zotit qe te ushtrojne detyrat dhe opozita duhet te respektoje institucionet jemi apo nuk jemi dakort duhet ti dorezohet detyra me procesverbal, gjithe dokumentacioni, dhe gjithe materialet te merren ne dorezim keshtu funksionon demokracia dhe nese ne nuk respektojme institucionet nuk na e kane fajin godinat, duhet te mesoni nje here e pergjithmone dicka kushdoqofte ai qe ushtron nje funksion publik, ne ate karrige qe ulesh vetem bythen ke tenden, karrigen e ka shteti me te mirat dhe te keqijat e tija.

Tani duhet te gjendet rruga ligjore per ti zhvleftesuar votimet e 30 Qershorit, dhe Duke bllokuar zyrat dhe objektet nuk eshte zgjidhje. Atyre qe u mandatuan duhet tiu jepen ambientet me dinjitet dhe duke respektuar parimet e demokracise asgje nuk mund te mbahet me dhune, ata do ushtrojne detyrat e tyre dhe nese keto mandate do te zhbehen dhe do gjendet gjuha e paleve qe ne date 13 Tetor te kemi zgjedhje lokale, atehere keni kohen e mjaftueshme per tu pergatitur, per te hartuar programe dhe per te garuar per te fituar,nese fitoni i gezofshi, por jo keshtu, jo me keto sjellje prej Cubash, se populli eshte lodhur me keto lojra dhe teka te politikes dhe te pushtetareve.

Ashtu si denova mos lirimin e ambienteve me te njejten menyre denoj edhe hapjen e dyerve me cekan dhe kacavida si hajdute. Ta gezoni mandatin dhe punoni nje here te vetme per te bere kete vend, dhe jo me inate personale dhe inatet tuaja te bien ne kurriz te popullit.

Reagimi i plotë i Esmerald Xhafajt

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve