PD kyçi derën, çmontohet brava, kryetari i ri që u betua te n/prefektura futet në bashkinë e Devollit (VIDEO)

DEVOLL-Kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit është futur në zyrë. Sot u konstituua këshilli i parë bashkiak dhe u betua kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati bashkë me administratën dhe militantët të mbështetur nga ish-deputetë nga Tirana nuk lejuan që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist (i këshillit të vjetër) të zhvillohej aty. Përballë kësaj situate, socialistët duket se e kishin gati planin B, pasi u zhvendosën në godinën e n/prefekturës.

Në mbledhje fillimisht u betuan anëtarët, më pas u zgjodh kryetari i këshillit dhe në fund u betua kryetari i ri i bashkisë. Por ish-kryetari Bledjon Nallbati deklaroi se nuk do ta liroë zyrën. Ai qëndroi deri në orarin zyrtar të punës 16:00 dhe më pas doli i shoqëruar nga duartrokitjet e administratës dhe militantëve. Disa minuta më pas në 16:10 drejt bashkisë u drejtua i zgjedhuri i ri, por dera ishte mbyllur. Me urdhër të tij dhe në prani të prefektit një person çmontoi bravën dhe Duro ngjiti shkallët e bashkisë si kryetar duke hyrë në institucionin që do të drejtojë për 4 vite, por jo në zyrën e tij, pasi edhe ajo ishte e mbyllur, ndërsa do të ketë fatin e derës kryesore.

Burime nga administrata e KQZ-së pohuan dje për Shqiptarja.com se para datës 10 Gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015.   Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një lidhje telefonike për Report Tv tha se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht.  Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

VIDEO/Mbështetësit e PD-së në Bashkinë e Devollit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Çmontimi i bravave, kryetari i ri i Devollit: Do i rregullojmë prapë! S'largoj asnjë punonjës

Pasi u çmontuan të gjitha bravat e dyerve të brendshme të bashkisë përfshirë atë të kryetarit, i zgjedhuri i ri i Devollit ka dhënë intervistën e parë nga zyra e tij. Eduard Duro tha se nuk do të largojë asnjë punonjës nga administrata.  

"Sot është dita kur iu dha fund janë procesi të stërgjatur. Kryetari i bashkisë nuk denjoi të na priste, prandaj u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Ata punonjës që sot u terrorizuan dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit tim të ri.

Pres urim nga ish-kryetari, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën. Të hënën bashkia do të fillojë aktivitetin normal. Nuk do të ketë asnjë largim" tha ai. I pyetur mbi faktin se si ndihet që e nisi ditën e parë të punës e nisi me hapje me forcë të dyerve, ai tha "do t'i rregullojmë prapë?" theksoi ai.

Ora 17:02
Ja si u çmontua dera e bashkisë Devoll dhe u fut kryetari i ri, por ende s'ka hyrë në zyrë

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro në orën 16:50 minuta është futur në ambientet e bashkisë, pasi një person hapi derën që ish-kryetari e kyçi në momentin që u largua. Në prani edhe të Prefektit u çmontua brava dhe u hap dera. Duro nuk ka hyrë në zyrë, pasi dera ishte e mbyllur, ndërkohë që pritet që brava të çmontohet ashtu sikur ndodhi me derën kryesore.

Ora 16:21
Sapo u largua ish-kryetari, i zgjedhuri i ri i Devollit shkon në bashki: Do e hapim derën me komision

Pak minuta pasi u largua ish-kryetari Bledjon Nallbati në drejtim të bashkisë me mbështetësit dhe prefektin ka shkuar kryetari i ri Duro, por dera ishte e mbyllur. Kryetari i ri deklaroi se dera e bashkisë do hapet nga një komision. Duro tha se ka njoftuar policinë që të jetë prezente në hapjen e derës së bashkisë. Ai theksoi se dera do të hapet qetësisht. "I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht" deklaroi ai.

Ora 16:18
Ish-kryetari i Devollit del nga zyra me duartrokitje, punonjësja kyç derën e bashkisë

Në orën 16:00 ish-kryetari i bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati sapo përfundoi orari zyrtar i punës është larguar nga zyrat e bashkisë me duartrokitjen e simpatizantëve, ndërsa njëra nga punonjëset ka mbyllur derën. Ai deklaroi sot se nuk do ta lirojë zyrën.

Ora 14:20
Sot u betua kryetari i ri, Nallbati i PD-së: Duan ta pushtojnë bashkinë, s'i lëmë


Ish-kreu i bashkisë së Devollit Nallbati ka reaguar pas mbledhjes së këshillit të ri bashkiak në ambientet e n/prefekturës duke e cilësuar si teatër. "Mbledhja për konstituimin ishte teatër. Jam në shërbim të qytetarëve. Do jemi derisa të kemi zgjedhje të ligjshme. Nuk do lejojmë bashkë me qytetarët të uzurpohet bashkia. Kushdo kryetar që do zgjidhet nga zgjedhje ligjore le të vijë në bashki. Të tjerët nuk do të lejohen. Mund të ndodhë edhe pushtimi i bashkisë. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit" tha ai.

Ora 13:20
Kreu i ri i Devollit për Report Tv: Të hënën shkoj në zyrë, ja çfarë më tha demokrati

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit Eduard Duro pas betimit para këshillit ka folur për herë të parë për Report Tv në një lidhje telefonike. Ai tha se situatën e përgatitur nga PD-ja për të bllokuar betimin sot në sallën e këshillit në ambientet e bashkisë e priste, pasi ia kishte thënë vetë Bledjon Nallbati, që drejtoi institucionin për katër vite dhe tani nuk liron zyrën. Megjithatë, Duro u shpreh se ditën e hënë do të shkojë në zyrë dhe nëse Nallbati nuk e liron janë institucionet e tjera që marrin situatën në dorë.

"Do të doja që situata të ishte ndryshe, por kryetari i bashkisë me urdhra politik... Do të doja që ceremonia të bëhej te salla e këshillit, por tani rëndësi ka që u bë këtu dhe përfundoi me sukses. Situata ishte problematike, por jo e rrezikshme, pasi kryetari i bashkisë ftoi militantët për të hyrë në sallën e këshillit. E prisja këtë situatë, pasi bisedova me kryetarin aktual dhe ma konfirmoi se do të ishte ky reagim. Sot ose ditën e hënë do të paraqitem në zyrë pasi nuk janë të personave, por të shtetit. Nuk e besoj se do të përballemi këtë situatë, pasi më pas janë institucionet kompetente që marrin në dorën situatën" deklaroi ai.

Ora 13:00
Betimi i kryetarit të ri të Devollit, PD: U mblodhën në ilegalitet, Shqipëria në rrezik

1564138557_eduardduro.jpg
Koordinatori i PD per Devollin, ish-deputeti Endri Hasa ka reaguar pas betimit të kryetarit të ri të bashkisë. "Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.  Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.  Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka! Shqipëria është në rrezik! Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin" tha ai.

Ora 12:54
Betohet kryetari i ri i bashkisë së Devollit: Nga sot fillon një qeverisje e re (VIDEO)

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit Eduard Duro është betuar ditën e sotme pas konstituimit të këshillit. Ai u shpreh se nga sot fillon një qeverisje e re. "Nga sot për Devollin fiton një qeverisje e re, që do të ndryshojë qytetin e Bilishtit dhe fshatrat e Devollit" tha ai. Mbledhja u zhvilloi te godina e n/prefekturës, pasi demokratët nuk e lejuan që të zhvillohen te bashkia e Devollit, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së.

Ora 12:23
Betohet kryetari i ri i këshillit bashkiak të Devollit (VIDEO)

Kryetari i ri i këshillit bashkiak të Devollit do të jetë Eroldin Begolli. Ai ishte i vetëm në garë për këtë post, ndërsa u zgjodh pas votimit të 20 anëtarëve, pasi njëri nuk mori pjesë në votim.

Ora 12:05
Betohen këshilltarët e rinj të bashkisë së Devollit (VIDEO)

Anëtarët e këshillit bashkiak të Devollit janë betuar në mbledhjen që po zhvillohet te n/ prefektura.

Ora 11:37
Konstituimi i Devollit, LSI: Rama kërkon të instalojë monizmin

Jashtë ambienteve të bashkisë së Devollit për të tentuar bllokimin e konstituimit te këshillit bashkiak (socialistet u zhvendosen te n/ prefektura) ndodhen demokratë dhe përfaqësues të LSI-së, mes tyre ish-deputeti Endrit Brahimllari. "Rilindja e Devollit mbledh këshillim imagjinar në institucione imagjinare. Bashkia është e qytetarëve.

Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, nuk mund të ketë konstituim këshilli. Më 30 qershor është votuar për strukturat e rilindjes. Votimet e 30 qershorit nuk përfaqësojnë interesin qytetar, qytetarët nuk kishin alternativë. 30 qershori goditje e rëndë për Edi Ramën.

85% e shqiptarëve nuk morën pjesë refuzuan procesin farsë dhe monist të Edi Ramës. Edi Rama me konstituimin e këshillave imagjinarë kërkon të instalojë monizmin. Kërkon të thellojë korrupsionin dhe hajduterinë. 85% e qytetarëve nuk përfaqësohen. Këshillat bashkiakë nuk mund të jenë për 15 % të rilindjes" tha ai.

Ora 11:33
Demokratët kyçin derën në Devoll, socialistët konstituojnë këshillin e ri te n/prefektura


Kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit bashkë me administratën dhe militantët e partive opozitare nuk i kanë lejuar socialistët që të konstituojnë këshillin e ri bashkiak në ambientet e institucionit. Kjo ka bërë që socialistët me këshilltarët e rinj dhe kryetarin e bashkisë të zhvendosen në ambientet e n/ prefekturës për të bërë konstituimin. Të pranishëm si përfaqësues të PS-së janë kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, Niko Peleshi, por edhe deputetja e zonës.

Ora 11:17
Rama porosi socialistëve: Konstituoni këshillat e rinj bashkiakë deri në 15 Gusht


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga socialistët që këshillat e rinj bashkiakë të konstituohen para datës 15 gusht. Porositë kreu i PS-së dhe qeverisë i ka dhënë në mbledhjen që ka pasur mëngjesin e sotëm me drejtuesit e qarkut të veriut, që ka në patronazh me ndarjen e re. "Konstituimi i këshillave bashkiakë të bëhet deri në 15 Gusht" mësohet se është shprehur Rama.

Ora 11:11
Kryetari në detyrë i Devollit: Nuk lejoj që bashkia të pushtohet nga socialistët (VIDEO)

​​​​​Bledjon Nallbati, kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit i zgjedhur nga radhët e PD-së katër vite më parë u shpreh sot se nuk e liron zyrën, pasi nuk e njeh 30 Qershorin, ndërsa krah tij për të protestuar jashtë ambienteve të institucionit janë militantë dhe punonjës të bashkisë.

Kreu aktual i bashkisë Nallbati ndodhet në zyrën e tij dhe deklaron se po vijon. "Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS-së. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin  e presidentit. 30 qershori është shfuqizuar.

Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri as këshill të ri. Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do ti ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë" deklaroi ai për mediat.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 26/07/2019 23:59

    Hahahaha o populli a nuk po kuptoni se po mundohen qe te shpetojn pasurit e tyre edhe te qojne popullin ne lufte civile te dyja palet si. edi.luli.sala.iliri.zgjohuni nga gjumi. Pershendetje

    Përgjigju
  • Devolli: 26/07/2019 20:12

    O Nallbati .. ik per cironka e te keqen... vetem per ate pune je ti....

    Përgjigju
  • Fatmir: 26/07/2019 17:33

    Nga SHQUP kane marre urdher nese u merren zyrat e shteti,te mos dorezojne vulat,qe bejne rreth 2000 leke copa.kjo eshte politika largpamese e opozites,kudo te shkaktojme rrumuje.

    Përgjigju
  • Iliret: 26/07/2019 13:26

    Duke filluar qe sot kryetarit te vjeter i nderpritet rroga. Dhe administrates. Parate nga banka dhe thesari i shtetit xhirohen me firmen e kryetarit te ri.

    Përgjigju
  • Cubi: 26/07/2019 13:21

    Mor legenat e shqupit kur do beheni njeher me tru xhanem??????????????? Ju rren mendja kot se kryetari i juaj mbas dt 10 gusht kan vetem celesat e kashtes,po duan ti lerojn zyrat po te duan ti mbajn se ju a ka lene gjyshi o te mjer.Te nderpriten fondet ste njihet firma e vula e cfar do bejn ,do ti mbajn per relike zyrat pastaj.??????????? Mir do jet qe ju injorantet qe beni veprime te tilla sot ne shekullin e 21 behuni njerez . E vendos gjykata Jo i eshte quanturi populli.

    Përgjigju
    • Shoku: 26/07/2019 18:06

      Eshte shume kollaj se hapin zyra ne nje vend tjeter edhe le ti mbajne zyrat e tyre per mort pastaj

  • robi: 26/07/2019 11:59

    ky Edhjet Brahimkari nje barkderr i kudondodhur zv/kryetari i shpellareve te unazes ka ikur per lesh dhije qysh me 30 qershor por se paska marre vesh akoma,,,,

    Përgjigju
    • Goni: 26/07/2019 20:47

      E ka motren k u r v pranej familje rrugacesh

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës