Avokati:Mëhillaj s’është vrasës
po ka pranuar takimin për Veizin

Avokati:Mëhillaj s’është vrasës<br />po ka pranuar takimin për Veizin
TIRANE- Pas momentit të vetëdorëzimit të Andon Mëhillajt në prokurorinë e Vlorës dhe marrjen në dorëzim të tij nga policia, avokati mbrojtës Edmond Demaj, ka bërë disa deklarata kontradiktore, duke pohuar se klienti i tij, nuk kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Sinanaj. Menjëherë pas kësaj deklarate, Demaj ka shtuar se e vetmja lidhje që ka pranuar Mëhillaj ka qënë vrasja e peshkatarit Sokol Veizi, por ky i fundit nuk është vrarë nga dora e klientit të tij. Këto deklarata kontradiktore, janë bërë gjatë ditës së djeshme ku avokati Demaj ka shtuar se Sinanaj dhe Mëhillaj kanë pasur një takim, por nuk është ashtu siç e ka publikuar media.

“Ka pasur njohje por jo të asaj shkalle që ka pretenduar Julian Sinanaj nga ata që janë hedhur në shtyp. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për t’u mbrojtur sa më mirë dhe për t’u përballur me ata që po ia përkeqësojnë pozitën e tij. Ekziston një lidhje por do t'i japim detajet gjatë hetimit. E vetmja përfshirje që pranon se ka lidhje, por që nuk është ashtu siç është shkruar në shtyp, është vrasja e Sokol Veizit.

Në lidhje me vrasjen e Sokol Veizit, është i vetmi kontakt që ka pasur. Nuk ka pranuar asnjëherë që ka qenë personi që ka urdhëruar vrasjen dhe nuk ka lidhje me asnjë ngjarje të tjera, siç është thënë nga shtypi. Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Bëhet fjalë për një ngjarje para dy vjetësh”-ka deklaruar avokati mbrojtës Edmond Demaj.

Andoni s’ka frikë
Avokati Demaj ka pohuar se Andon Mëhillaj gjatë kësaj kohe është strehuar në Vlorë sepse disa herë ai vetë kishte kontaktuar me të edhe me telefon. “Këmbëngulja për tu vetëzorëzuar ka qenë e tij por e ka shtyrë pasi fillimisht donte të siguronte familjen. Është një vetëdorëzim vullnetar. Bile është vonuar derisa të rregullonte familjarët e tij. Ka lënë jashtë gruan dhe fëmijët e tij. U vetëdorëzua për të qenë i pranishëm për të mbrojtur sa më mirë dhe për tu përballur me ata që po përkeqësojnë.

Andoni ka qëndruar në Vlorë gjatë kësaj kohe. Nuk është dorëzim nga frika por i ndërgjegjshëm. Ka pasur një periudhë kohë që janë zënë dhe Andoni ka qenë nën kërcënimin e Julianit. Bëhet fjalë për një ngjarje para dy vjetësh. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur ngjarje të tilla mes tyre mes të cilat Andoni ka qenë i përndjekur nga Juliani”,-ka shtuar në fjalën e tij avokati Edmond Demaj. Ndërkohë për sa i përket vrasjes së biznesmenit Agron Çela, Andon Mëhillaj e ka përjashtuar në mënyrë kategorike pjesëmarjen e tij në vrasje.

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Nga Çlirimi në diktaturë/Milo: Komunizmi s’është produkt i aktit historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste. Bashkimi me Kosovën? Kaba: Shanset inekzistente!

Nga Çlirimi në diktaturë/Milo: Komunizmi s’është produkt i aktit historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste. Bashkimi me Kosovën? Kaba: Shanset inekzistente!