Avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj agjëron prej 25 vitesh: Vajzën e përjashtuan nga shkolla prej shamisë, sot vizitojmë Mekën familjarisht (VIDEO)

67-vjeçari fierak, Kastriot Dyrmishaj është një ndër praktikantët e parë të besimit mysliman dhe prej 25 vitesh agjëron pa ndërprerje bashkë me familjen.

Për mikrofonin e Report TV, avokati rrëfen momentet e para kur bashkëshortja e tij Mimoza vendosi të vishej me shami dhe më pas dy vajzat, duke u përballur me paragjykime. Sfida më e vështirë ka qenë përjashtimi nga shkolla i vajzës për shkak të shamisë.

“U detyrova të kërkoja ndihmën e përfaqësuesve të OSBE , e madje trokita deri te presidenti,- thotë Dyrmishaj, - por vetëm ndërhyrja e kryetares së asokohe të Parlamentit Jozefina Topalli , i dha zgjidhje situatës”.

Nuk zgjati shumë dhe vajza u përjashtua për herë të dytë nga shkolla, ndaj kreu shkollë me korrespondencë. Më pas ajo vazhdoi studimet për psikologji në Arabinë Saudite, me disa medalje.

“Ka qenë pikërisht momenti teksa faleshin së bashku me bashkëshortin që më shtyu ti bashkohesha këtij rituali”, tregon ai.

Pas agjërimit të parë ndjesia e qetësisë dhe e përmbushjes shpirtërore ishin shtysa që të prisja me padurim çdo muaj të shenjtë Ramazani, tregon plot emocion avokati, i cili thekson se edhe në ushtrimin e profesionit e ka ndjerë besimin e njerëzve.

Por ajo çfarë ka mbetur e paharrueshme në mendjen dhe zemrën e tij është pelegrinazhi në Mekë. Për të tretin vit familja Dyrmishaj i është bashkuar këtij pelegrinazhi ku ndjesia e të qenit të gjithë të ndryshëm por të barabartë është e papërshkrueshme.

“Një ndër shtyllat më te rëndësishme të besimit në muajin e Ramazanit, është sadakaja, ndaj që nga viti 2015 kam qenë nismëtar i shoqatës humanitare “Selam”, shprehet më tej.

Besimi tashmë po kalon nga brezi në brez në familjen e tij dhe sot mbesa 8 - vjeçare Elifi agjëron për të dytin vit radhazi.

Teksa uron të gjithë besimtarët për lutje të pranuara, avokati nga Fieri, Kastriot Dyrmishaj dëshiron për të gjithë praktikantët e besimit mysliman që të paktën një herë të vetme të përpiqen t’i bashkohen pelegrinazhit të Mekës.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wusi: 24/03/2025 22:43

    MULLAH KAÇUA

    Përgjigju
  • Solis: 24/03/2025 19:47

    Vajza të rrijë në Arabi,mos të dëmtojë nga trutë rininë shqiptare.

    Përgjigju
    • Bela: 25/03/2025 09:56

      Allahu te ndihmpft dhe te çoft atje ku duhet ty dhe ata qe perbuzin nerzit

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit