Avokati Ngjela: Ja pse iku
Lulzim Basha në Amerikë

Avokati Ngjela: Ja pse iku<br />Lulzim Basha në Amerikë
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e kreut të Opozitës, Lulzim Basha në Amerikë, nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Avokati e nis shkrimin duke pyetur, “Basha në Amerikë, çfarë është kjo lëvizje?”.

Sipas Ngjelës, Bashën e kanë thirrur në Amerikë për ti bërë të qartë rolin dhe vendin që ka SHBA për Ballkanin dhe në veçanti Shqipërinë.

Gjithashtu avokati ka listuar tre kërkesa që do ti bëhen Bashës nga SHBA, ku mes tyre është pranimi i rezultatit të zgjedhjeve.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook

“Basha në Amerikë, çfarë është kjo lëvizje?
Do jetë pozitiv për Shqipërinë, por jo për Bashën
Basha është i thirrur, kuptohet.
Por, përse është thirrur?
Njerzit kanë ngelur të shtangur që Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Uashingtonit.
Pyetja mbetet: përse e kanë thirrur? Shenjat janë që e kane thirrur për t'ia bërë të qartë rolin dhe vendin që ka SHBA për Ballkanin, dhe në veçanti për Shqiperinë.
Në darln 15 qershor me nismën e SHBA dhe Kancelares Merkel miratohet fondi për Ballkanin perëndimor, ku do marrin pjesë të gjithë kryetaret e shteteve përkatëse.
Për këtë arsye, duke i qëndruar precedentit të politikës amerikane, Bashës do t'i kërkohet:
1) Duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
2) Duhet të pranojë kontestimin brenda Partisë Demokratike pro individëve proamerikanë që kërkuan hyrjen në Parlament.
3) Perëndimi si politikë, nuk do asnje trazirë ose destabilitet në Shqipëri.
Të tjerat jeni të lirë t'i mendoni vetë.”

spartak

Redaksia Online

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar