Avokati Petraj: Pati transferta parash kohët e fundit, ndaj SPAK arrestoi me urgjencë Metën! I bënë qetësues! Rrezikon deri në 30 vite burg! Kaq e pati çifti Çaushesku

I ftuar sot në Report TV me gazetarin Aldo Mustafa ka qenë avokati Edmond Petraj, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit nga çështja e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe fazën e dosjes penale, duke përfshirë edhe masën e sigurisë.

Avokati dha detaje nga orët që po kalon ish-presidenti në qelinë e paraburgimit dhe sjelljen agresive dhe të çuditshme të tij, si sharjet, ulërimat, por edhe sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Petraj theksoi se Metës duhet t’i jetë bërë ndonjë qetësues, ose ai e ka këtë sjellje një strategji të mirëmenduar për ta përdorur më pas juridikisht. Edhe sulmet ndaj Dumanit avokati i cilësoi strategji, sepse nëse prokurori i SPAK kallëzon për këto kërcënime, ai automatikisht përjashtohet nga dosja në hetim dhe gjykim, sepse Kodi penal nuk lejon konflikt interesi.

Avokati dha edhe një informacion të fundit për shkakun pse SPAK nxitoi me arrestimin e Metës. Ai vuri në dukje se “ka pasur transferta të dyshimta parash në drejtim të disa shteteve”, si për çështjen e lobimit dhe të tjera, që bënë që “arrestimi të bëhej me urgjencë”.

Ai theksoi se “Çifti Çaushesku”, siç i quajti Meta-Kryemadhi, “kaq e patën nga ana penale” dhe se të dy rrezikonin të njëjtin marzh dënimi, “jo më pak se 18 vite burg dhe deri në 30 vite izolim”. Madje ai parashikoi edhe fundin e Partisë së Lirisë nëse akuza e lobimit provohet në Gjykatë, sepse partia del jashtë ligjit.

Fjala e avokatit Petraj për zhvillimet e fundit në lidhje me Ilir Metën:

“Shante, ulërinte, thoshte shikoni se ça do bëj. Nuk pranonte komunikim dhe kontakte. Një situatë e pazakontë. Edhe gjilpëra, mendohet se i kanë bërë qetësues, normal. Por kjo është pjesë e situatave se ça flitet deri në këto momente. Sjellja e tij lë shumë për të dëshiruar kohët e fundit. Mbase është dhe strategji. Ndoshta luan me çështjen e shëndetit mendor dhe që cikli i çështjes të mbyllet shpejt. Do kemi ndonjë surprizë rrugës, mbetet për t’u parë situata.

Ai s’pranon askënd për të kontaktuar, shan dhe ulërin. Ka një lloj strategjie të jashtëzakonshme. E ka nisur me zotin Dumani. Dhe ka llogjikë pjesa e anatemimit të zotit Dumani. Ai është prokurori që ka regjistruar procedimin, pas mosfillimit të disa çështjeve të Prokuroria e Tiranës dhe më pas te Krimet e Rënda. Por atij i ra shorti dhe normalisht e regjistroi.

Dhe pjesa tjetër që e shan e ofendon dhe të tjera është shkak juridik, pasi Dumani është marrë vet me dosjen dhe e njeh mirë. Nëse Dumani bën kallëzim dhe denoncim për Metën, është i larguar nga procesi, sepse Kodi e parashikon, nuk lejon konflikt interesi. Nëse një person hap procedim penal, në këtë rast Dumani, ai largohet nga procesi. Është i larguar automatikisht.

Por pjesa më problematike e vendimit janë transfertat e parave me kompaninë amerikane të lobimit. Pjesa e dytë është pjesa e mosdeklarimit të të dhënave personale në pjesën e deklarimit të pasurive, që janë te Inspektoriati. Pra kemi fshehje të ardhurash dhe transferta të dyshimta të parave dhe transaksione. Janë të rënda dhe do e rëndojnë pozitën e zotit Meta.

Zoti Meta do ketë kalvar të gjatë me drejtësinë. Do jetë dosje e vështirë. Mendohet se këto kohë ka transferta të dyshimta parash në disa shtete ndaj është bërë në kushte emergjence kjo çështje e arrestimit, pasi SPAK mendoi se po prisheshin provat.

Ishte CEZ-DIA dhe mosdeklarimi i të ardhurave dhe ajo fundore e lobimit, bëri përshpejtimin si dhe ajo e transfertave që ka ndikuar te arrestimi. Referuar veprave që ka zoti Meta, rrezikon jo më pak se 18-20 vite dhe mendoj se nuk do marri gjykim të shkurtuar. Ka akuza që shkojnë nga 3-12 vite burg secila nga veprat. Madje me të njëjtën marzh penal edhe Monika Kryemadhi. Maksimalja mund t’u shkojë deri në 30 vite. Çifti Çaushesku, sipas dosjes penale shqiptare, kaq e pati, referuar akuzave. Ndoshta strategji e Metës, 1 vit e gjysmë sjellje agresive. Nëse akuza e lobimit është e provuar, me transferta dhe transaksione të paligjshme, Partia e Lirisë del jashtë ligjit”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën